Tragjedia e 9 Janarit, prangoset në Romë skafisti

11 Nëntor 2011 - 18:41      

Ështyë arrestuar sot në Itali skafisti shqiptar që konsiderohet si një prej shkaktarëve të tragjedisë së 9 janarit në Karaburun afër Vlorës, ku humbën jetën 21 persona.

Romë, 11 nëntor – Ështyë arrestuar sot në Itali skafisti shqiptar që konsiderohet si një prej shkaktarëve të tragjedisë së 9 janarit në Karaburun afër Vlorës, ku humbën jetën 21 persona.

Shqiptari 31 vjeçar u arrestua nga policia e Appias, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar në emër të tij. Në momentin e arrestimit, skafisti ndodhej në shoqërinë e një bashkatdhetari 42-vjeçar në Romë.

Ka qenë sjellja e tyre që futi në dyshime karabinierët, të cilët pas kontrollit që iu bënë dolën se dokumentet e tyre shin të rreme. Më pas karabinierët morën shenjat e gishtërinjve, ku rezultoi se 31-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kalim të paligjshëm të kufirit, vepër penale kjo që Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënim prej 25 vjet burg.

Nga ky aksion rezultoi se edhe për mikun e skafistit kishte një urdhër-ndalimi lëshuar nga Gjykata e vendbanimit Tran, në vitin 2004 për trafik droge.

Në muajin janar të vitit 2004, i riu shqiptar, në atë kohë 24-vjeç, organizoi ‘udhëtimin e shpresës’. 36 klandestinë shqiptarë hipën në bordin e një gomoneje për tu nisur nga Vlora drejt Italisë për një jetë më të mirë. Çdo një prej pasagjerëve pagoi nga 1 500 euro secili për skafistin, me kusht që t'i dërgonte në destinacion.

Por, pasi përshkuan disa milje me gomone, shumë pranë kanalit të Otrantos, për shkak të kushteve të këqija të motit, mjeti lundrues qe përmbysur dhe 21 persona u mbytën në det.

Të dy persona që u arrestuan sot në Romë u dërguan në burgun e Regia Coeli.

Para një muaji të këtij viti, policia shqiptare vuri në pranga një person që e konsideroi si sekserin për klandestinët e 9 Janarit.

Sipas policisë, Çlirim Sukaj ka transportuar në Tiranë me një mjet tip Benz, klandestinët nga qarku i Shkodrës, të cilët më pas do të dërgoheshin me skaf në Itali. Në bazë të hetimeve të kryera në atë periudhë, Sukaj rezultoi të ishte një prej sekserëve, i cili gjente persona që dëshironin të udhëtonin me gomone drejt Italisë dhe më pas bënte transportimin e tyre nga Shkodra për në Tiranë, e më pas këta persona udhëtonin për në qytetin e Vlorës.

Kurse më 20 shtator 2008 në Itali qe arrestuar edhe Nazmi Hyka, sot 48 vjeç. Ai është cilësuar si autor i tragjedisë së 9 janarit 2004. Në atë kohë Hyka u dënua nga Gjykata e Vlorës me 25 vjet burg në mungesë. Në vitin 2007, Hyka u prangos nga policia italiane, por nuk dihet në çfarë rrethanash mundi të rifitojë lirinë. Në atë kohë ai mbante emër të rremë dhe u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare. Por, pavarësisht mënyrës sesi e rifitoi, liria e Hykës nuk zgjati shumë. Në muajin nëntor të vitit 2008 ai u prangos në qytetin e Firences, në kuadër të operacionit të koduar "Moro 2007", ku u kap edhe me drogë.

Tragjedia e 9 janarit në vitin 2004 tronditi mbarë popullin shqiptar. Klandestinët në gomone pasi ndjenë rrezikun e mbytjes lajmëruan me telefon në Televizionin Top-Channel, transmeton BW shkrimin e gazetës italiane Republica. Por, edhe pas këtij njoftimi që vuri me pas në dijeni autoritetet portuale ndihma mbërriti me vonesë duke mos shpëtuar asnjë prej të klandestinëve, ndersa trupat e disa prej të cilëve nuk u gjendën kurrë. Klandestinët ishin të gjithë të rinj, vajza dhe djem nga Lezha e Shkodra.

Ngjarja dhe sot ka mbetur ende e mjegullt ndërsa familjarët e viktimave theksojnë se numri i tyre ishte më shumë se 21 pasi disa prej të rinjve të nisur nuk u kthyen me kurrë pas nisjes me gomone.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...