Protestë në Neredime për kthimin e serbëve lokalë

8 Nëntor 2011 - 14:25      

Paralajmërimi se një grup i serbëve lokalë do të vizitojnë, të martën, pronat e tyre në fshatin Neredime të Ferizajt, ka rikthyer kujtimet dhe tensionet e luftës.

Ferizaj, 7 nëntor - Paralajmërimi se një grup i serbëve lokalë  do të vizitojnë, të martën, pronat  e tyre në fshatin Neredime të Ferizajt, ka rikthyer kujtimet dhe tensionet e luftës.

Mbi 200 banorë shqiptarë, në orët e paraditës, kishin dalë tek ura e fshatit, aty ku bashkohen Neredimja e Poshtme me atë të Epërme, për  të parandaluar organizimin  e kësaj vizite, e cila bëhej nga Këshilli danez për Refugjatë si dhe nga UNHCR-ja, raporton korrespondenti i “Kohës Ditore”. "Nuk lejojmë që serbët  të kalojnë, ne nuk jemi kundër kthimit, por jemi kundër sjelljes së tyre, të cilët sot e asaj dite nuk i kanë treguar kriminelët nga radhët e veta, të cilët na patën djegur shtëpitë dhe na patën vrarë disa veta", thoshte Hyzri Rekaj , kryetar i Këshillit të fshatit.

Në fshatin Neredime, në të dy pjesët e saj, gjatë luftës ishin djegur rreth 90 për qind e shtëpive, ndërsa  ishin vrarë pesë veta të fshatit dhe në gjithë grykën e kësaj zone 11 veta.

Deri më tash, procesi i kthimit në komunën  e Ferizajt ka pasur mjaft sukses, në rindërtimin e shtëpive  si në fshatin Bablak , Babush,Talinovc i Muhaxherëve etj.,por jo edhe në kthimin e banorëve serbë që të jetojnë nëpër ato shtëpi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...