Vrasje në qendër të Pejës

19 Shtator 2011 - 15:41      

Kushtrim Isufaj nga fshati Radavc, është vrarë të hënën në mesditë në qendër të Pejës, mbi trotuar në udhëkryqin mes objektit të komunës, postës dhe Hotel Dukagjinit, ndërsa një kalimtar rasti është plagosur para hyrjes së postës

Pejë, 19 shtator - Kushtrim Isufaj nga fshati Radavc, është vrarë të hënën në mesditë në qendër të Pejës, mbi trotuar në udhëkryqin mes objektit të komunës, postës dhe Hotel Dukagjinit, ndërsa një kalimtar rasti është plagosur para hyrjes së postës. Vrasja ka ndodhur para orës 13:00, kur disa persona për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e plagosur atë rëndë në gjoks dhe pastaj janë larguar duke vrapuar nga vendi i krimit.

I përgjakur mbi tërë trupin, ai është dërguar me një taksi në Spitalin e Pejës, ku përkundër përpjekjeve të mjekëve që ta shpëtojnë, siç konfirmoi për KosovaLive, drejtori i spitalit Skënder Dreshaj, ai ka vdekur pas gjysmë ore.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, e konfirmoi vrasjen dhe shtoi se janë identifikuar disa persona të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre për t'i kapur.

Edhe për motivin, siç tha ai, policia ka disa njohuri, por nuk tregoi se cili është për shkak të hetimeve që janë në zhvillim.

Në kohën kur është kryer kjo vrasje, të dy anët e rrugës në qendër të qytetit kanë qenë përlotë nxënës që shkoni apo vinin nga shkolla.

Ka qenë një fat i madh që nga gjitha ata plumba të shkrepur nuk ka pësuar askush tjetër nga kalimtarët e rastit, përveç një shtetasi të Shqipërisë, A. P., i cili i veshur në rroba pune kanë qenë duke qarkulluar me biçikletë kur e ka goditur një plumb në këmbë.

Ai është rrëzuar para postës kryesore kur është goditur dhe në vendin e ngjarjes i ka mbetur biçikleta dhe disa dokumente personale, në mesin e tyre edhe një fletëpagesë e bërë në një kompani për internet dhe TV kabllorë.

Sipas drejtorit të spitalit, ky ka pësuar lëndime më të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...