Shqiptarja, studentja më e mirë e arkitekturës në Gjermani

2 Shtator 2011 - 18:27      

Studentja shqiptare nga Fieri i Shqipërisë, Senada Limani është shpallur absolventja më e mirë në universitetin elitar të Mynihut TUM-Technische Universität München, i cili sipas Shanghai-Ranking 2011 renditet si universiteti më i mirë i Gjermanisë dhe një ndër 50 universitetet më të mira të botës

Mynih, 2 shtator -  Studentja shqiptare nga Fieri i Shqipërisë, Senada Limani është shpallur absolventja më e mirë në universitetin elitar të Mynihut TUM-Technische Universität München, i cili sipas  Shanghai-Ranking 2011 renditet si universiteti më i mirë i Gjermanisë dhe një ndër 50 universitetet më të mira të botës. Ajo është absolvente në Fakultetin e Arkitekturës. Gjatë shpërndarjes së diplomave duartrokitja arriti maksimumin kur zëvendës-dekani punimin e diplomës së Senada Limanit e quajti një diplomë e rrallë me note maksimale 1.0 dhe e nderoi duke iu përulur.

Diploma e Absolventes Senada Limani u ekspozua edhe në Muzeun kombëtar gjerman në Mynih (Deutsches Museum München).

Sukseset e para në studimet pasuniversitare në Universitetin e Mynihut Senada Limani i tregoi gjate vitit 2009, kur nga vetë universiteti u zgjodh e vetmja studente për ta përfaqësuar dhe për të konkurruar për The President's Medals Student Awards, që organizohet nga RIBA Royal Institute of British Architects dhe që shpall punën më të mirë nga gjitha universitetet e botës.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...