Dushi kundër tensionit të ulët

27 Gusht 2011 - 09:45      

Ka gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht të rinj, që vuajnë nga hipotensioni, respektivisht nga tensioni i ulët i gjakut. Simptomat më të shpeshta janë të qenët të përgjumur, marramendja, kokëdhembja, zbehja, rraskapitja, kujtesa e dobët.

Ka gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht të rinj, që vuajnë nga hipotensioni, respektivisht nga tensioni i ulët i gjakut. Simptomat më të shpeshta janë të qenët të përgjumur, marramendja, kokëdhembja, zbehja, rraskapitja, kujtesa e dobët... Ekspertët thonë që nuk ka ilaç për tension të ulët, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta kontrolloni.

Kafeina, guarana dhe stimuluesit e tjerë do ta rrisin tensionin e gjakut, por në doza më të mëdha mund të nxisin rrahjen e shpejtë të zemrës, çka do të thotë që duhet të jeni të kujdesshëm. Si ilaçe alternative aplikohen preparatet në bazë të  Zen-Shen. Zen-Shen siberik, si më i lehtë u rekomandohet personave të rinj, ndërsa ai kinez apo korean, meqenëse është më i fortë, rekomandohet për personat më të vjetër që kanë tension shumë të ulët të gjakut.

Çdo ditë bëni dush me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë me radhë, bëhuni më aktiv, shëtisni më shumë, konsumoni më shumë kripë (kripa e lidh ujin në organizëm dhe rrit volumin e gjakut qarkullues), ndërsa çdo ditë pini shumë ujë dhe çaja bimorë. Hani më pak e më shpesh, konsumoni më shumë vitamina C, kalium dhe hekur. Pasuroni menynë me pemë dhe perime të freskëta.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...