Vendorë e ndërkombëtarë përurojnë fabrikën e pijeve “Sinalco” në Vrellë

14 Gusht 2011 - 18:33      

Të dielën pasdite, në Vrellë të Istogut është bërë përurimi i fabrikës së pijeve Sinalco” me kapacitet prej 30 mijë litrash në orë, ndërsa për fillim aty kanë gjetur punë 40 punëtorë.

Vrellë, Istog, 14 gusht- Të dielën pasdite, në Vrellë të Istogut është bërë përurimi i fabrikës së pijeve  Sinalco” me kapacitet prej 30 mijë litrash në orë, ndërsa për fillim aty kanë gjetur punë 40 punëtorë.

Në ceremoninë e përurimit përpos një numri të madh të qytetarëve të Vrellës ishin kryeministri i vendit Hashim Thaçi, kryeparlamenatri Jakup Krasniqi si dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Kosovë: komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, amasadori amerikan  Christopher Dell, ai gjerman, Ernst Reichel, ambasadori i Shqipërisë, Islam Lauka, dhe përfaqësuesi i “Sinalcos”, gjermani Majkëll Dorks.

“ Jam i lumtur që jam në përurimin e fabrikës ” Sinalco” në Vrellë të Istogut. Ky projekt t’i ndihmojë jo vetëm banorët e Istogut , por të gjithë Kosovës”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Buhler. Ai e ka uruar të parin e Istogut, Haki Rugova për hapjen e fabrikës, ndërsa pronarin Gani Dreshaj për investimin e bërë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, realizimin e këtij projekti e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Istogut dhe të Kosovës.

” Para 6 muajve kemi pasur një takim me Qeverinë e Kosovës dhe kemi kërkuar që ta ngrisim 9 përqind zhvillimin ekonomik, për të krijuar edhe vende të reja të punës. Ky projekt i duhet Kosovës”, tha ai

Ambasadori Gjerman Ernes Reichel këtë fabrikë e ka konsideruar si të ardhme të Vrellës dhe të komunës së Istogut.” Sot është një ditë për të festuar , sepse në Vrellë dhe më Istog po ndërtohet e ardhmja. Ky projekt e sjell Kosovën në një stad që e lidh me ekonominë e mesme të Gjermanisë, të cilat kanë edhe kapacitet për të investuar edhe në Kosovë”,  ka thanë ai

Pjesëmarrësve iu drejtua edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi “Fshati Vrellë po bëhet një shembull në gjithë Kosovën. Qeveria e Kosovës është përkushtuar për rritje të vendeve të punës, që një mundësi e tillë është edhe hapja e kësaj fabrike , ndërsa do të angazhohem edhe në  rritjen e mirëqenies sociale” , tha ai

Përfaqësuesi i “ Sinalcos” Majkëll Dorks ka dhënë një historik të përgjithshëm për shtrirjes e ndërmarrjes së njohur ndërkombëtarisht “ Sinalco”, nga viti i themelimit të saj, 1905. ”Për fillim kjo fabrikë do ta mbulojë vetëm tregun e Kosovës, ndërsa në fazën e dytë edhe tregun e Shqipërisë”, ka thënë ai

Me një fjalë rasti të shkurtër u paraqit edhe Daut Haradinaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së për Kosovë.” Ky përurim është një lajm i mirë për Istogun dhe Kosovën”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në këtë përurim ka folur gjithashtu shumë shkurt. “Sot në Vrellë po bëjmë një përurim të fabrikës të një rëndësie të veçantë jo vetëm për Istogun, por për gjithë Kosovën. Urime! Suksese!”, ka përfunduar kryeparlamentari Krasniqi.

Dhe së fundi pronari i fabrikës, Gani Dreshaj, ka thënë se nuk është njeri i fjalëve, por njeri i punës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...