Dita e parë e muajit të Ramazanit

1 Gusht 2011 - 12:19      

Besimtarët myslimanë kanë filluar sot muajin e shenjt të Ramazanit, me agjërim, mëshirë dhe solidarizim me të varfrit.

Prishtinë, 1 gusht - Besimtarët myslimanë kanë filluar sot muajin e shenjt të Ramazanit, me agjërim, mëshirë dhe solidarizim me të varfrit.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë duke iu dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar te Zoti.

“Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin zbriti Kurani, muaj i kultivimit të mëshirës, të solidaritetit, të faljes e pendimit. Po ashtu ky muaj ngërthen në vete bereqetin, mirësinë afërsinë, bujarinë e kujdesin për njëri-tjetrin. Agjërimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bën njeriun më të dashur, më fisnik, më human, më të afërm e më mirënjohës ndaj Krijuesit të Gjithësisë”, thuhet në urimin e Tërnavës.

Edhe presidentja Atifete Jahjaga ka uruar besimtarët myslimanë.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj nisjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit. Me agjërimin dhe me përkushtim në pastrimin e shpirtit dhe në forcimin e besimit, populli si gjithherë e tregon solidaritetin, ndihmën dhe zemërgjerësinë për njëri-tjetrin”.

Me rastin e muajit të Ramazanit, ka uruar edhe kryeministri Hashim Thaçi.

“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’u uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit Ju dhe gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...