Shorti për eliminatorët e Botërorit "Brazili 2014"

31 Korrik 2011 - 08:27      

Përfaqësuesja e Shqipërisë u është shmangur përfaqësueseve të forta evropiane në shortin e hedhur në Rio de Janeiro të shtunën mbrëma,

Prishtinë\Rio de Janeiro, 31 korrik - Përfaqësuesja e Shqipërisë u është shmangur përfaqësueseve të forta evropiane në shortin e hedhur në Rio de Janeiro të shtunën mbrëma, por ka nxjerrë disa skuadra të tjera, forma e të cilave është në rritje të vazhdueshme si ajo e Norvegjisë nga vazoja e parë, Sllovenisë nga vazoja e dytë dhe Zvicrës nga vazoja e tretë, raporton sot Koha ditore. Pos këtyre skuadrave, "kuqezinjtë" do të kenë punë në Grupin E eliminator për Botërorin "Brazili 2014" edhe me Qipron dhe Islandën.

"Grupi jonë, ai E, është grup i rrezikshëm dhe i barabartë, grup jo i favorshëm. Ndoshta, Grupi C, ku në të janë Gjermania e Austria, do të ishte i favorshëm për ne", ka thënë ish-seleksionuesi i kombëtares së Shqipërisë, Astrit Hafizi.

Shqipëria të gjithë kundërshtarët e grupit i ka të njohur, pasi është ndeshur në eliminatore më të hershme me këto skuadra. Madje me Slloveninë këtë vit zhvilloi një ndeshje miqësore ku u mposht me rezultatin 2:1.

Mehmedi e Dallku e vlerësojë emocionale përballjen Shqipëri - Zvicër

Shqipëria në eliminatore përballë do të ketë edhe Zvicrën, ku aktivizohen disa futbollistë shqiptarë. Rregullisht për Zvicrën ftohen Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Blerim Xhemajli. Ndërkohë në ndeshjen e fundit eliminatore për Evropianin 2012 është ftuar edhe Admir Mehmedi e Granit Xhaka.

"Për neve është grup që na shkon për shtati shumë. Ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë emocionale dhe shumë speciale, pasi jam shqiptar. Pres nga tifozët shqiptarë të na presin mirë. Shqipëria po e krijon dita-ditës një skuadër të fortë dhe do të na nxjerrë probleme shumë të mëdha, besoj", ka thënë reprezentuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi të shtunën mbrëma për gazetën.

Ndërkohë mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, ka vlerësuar se grupi është i niveluar dhe se mund të arrihet një sukses historik.

"Pos Norvegjisë, me skuadrat e tjera besoj jemi të barabartë dhe shpresoj të nxjerrim maksimumin. Shpresoj, po ashtu që këto eliminatore të jenë me fat dhe të kualifikohemi, që do të ishte sukses historik. Kemi dashur të kemi edhe një 'top skuadër', por shorti kështu e ka", ka thënë Dallku për gazetën. "Përballja me Zvicrën do të jetë emocionale, pasi aty luajnë pesë apo më shumë shqiptarë".

Grupi "I" vlerësohet "grupi i vdekjes"

Shorti i së shtunës ka mundur të përfundojë paksa i dirigjuar, pasi për shkak të luftës së vitit 2008 është vendosur që Rusia e Gjeorgjia të mos jenë në një grup edhe nëse me short do të vendosej kështu.

Grupi i vdekjes është vlerësuar ai I, ku në këtë grup me pesë përfaqësuese kanë qëlluar Spanja, Franca, Bjellorusia, Gjeorgjia e Finlanda.

"Definitivisht, 'grup i vdekjes' mund të quhet grupi me pesë skuadra, ai I pra, ku bëjnë pjesë kampionia e botës Spanja dhe ish-kampionia e botës, Franca", ka thënë Hafizi.

Nëntë fituesit e grupeve do të kualifikohen drejtpërdrejt, ndërsa tetë skuadrat më të mira të renditura në pozitën e dytë do të luajnë në barazh. Në përgjithësi nga zona e Evropës në Botërorin në Brazil do të kualifikohen 13 përfaqësuese.

Eliminatoret për Botërorin 2014 do të nisin shtatorin e vitit të ardhshëm.

Zona e Evropës

Grupi A

Kroacia

Serbia

Belgjika

Skocia

Maqedonia

Uellsi

Grupi B

Italia

Danimarka

Çekia

Bullgaria

Armenia

Malta

Grupi C

Gjermania

Suedia

Irlanda

Austria

Ishujt Faroe

Kazakistani

Grupi D

Holanda

Turqia

Hungaria

Rumania

Estonia

Andorra

Grupi E

Norvegjia

Sllovenia

Zvicra

Shqipëria

Qiproja

Islanda

Grupi F

Portugalia

Rusia

Izraeli

Irlanda e V.

Azerbajxhani

Luksemburgu

Grupi G

Greqia

Sllovakia

Bosnjë-Hercegovina

Lituania

Letonia

Lihtenshtajni

Grupi H

Anglia

Mali i Zi

Ukraina

Polonia

Moldavia

San Marino

Grupi I

Spanja

Franca

Bjellorusia

Gjeorgjia

Finlanda

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...