Kryeqyteti bëhet me objekt të arkivit rajonal

16 Tetor 2009 - 10:22      

Kryetari Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, zv. ministri i MAPL-së Shpend Tërdeva dhe përfaqësuesi i lartë i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Bjornsson, inauguruan sot objektin e rinovuar të
Arkivit të Prishtinës.

Kryetari Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, zv. ministri i MAPL-së Shpend Tërdeva dhe përfaqësuesi i lartë i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kjartan Bjornsson, inauguruan sot objektin e rinovuar të

Arkivit të Prishtinës.

“Me rinovimin e ndërtesës së arkivit, qyteti për herë të parë do të ketë

hapësira të duhura për arkivimin e dokumentacionit të rëndësishëm ligjor e

teknik dhe të materialeve të tjera në një vend të sigurt. Deri më tash, këto

dokumente janë ruajtur në kushte të papërshtatshme”, tha kryetari i

Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e inaugurimit të renovimit të këtij

objekti.

Kryetari Mustafa, falënderoi Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian në

Kosovë, e cila ka financuar renovimin e objektit të Arkivit të Prishtinës.

Rrenovimi i këtij objekti është financuar Zyra ndërlidhëse e KE-së me

300,000 euro.

 
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...