Trepça merr edhe dy futbollistë nga Shqipëria

20 Korrik 2011 - 09:50      

Portieri Olti Bishani dhe mesfushori Suad Kaloshi janë dy përforcimet e reja të skuadrës Trepça, ka bërë të ditur të martën për gazetën trajneri i mitrovicasve, Fidaim Haxhiu. Ai tha se është ndarë i kënaqur që ka arritur m

Prishtinë, 20 korrik - Portieri Olti Bishani dhe mesfushori Suad Kaloshi janë dy përforcimet e reja të skuadrës Trepça, ka bërë të ditur të martën për gazetën trajneri i mitrovicasve, Fidaim Haxhiu. Ai tha se është ndarë i kënaqur që ka arritur marrëveshje me këta dy futbollistë. Olti Bishani së fundi ka qenë rezervist në skuadrën e Vllaznisë së Shkodrës. Bishani është pjesë e ekipit Shpresa të Shqipërisë. Ndërkohë, që Suad Kaloshi në radhët e Trepçës kaloi nga skuadra e Ada Velipojë.

"Kemi arritur marrëveshje me të dy lojtarët. Jam i kënaqur me këto transferime që i kemi bërë deri më tani. Të gjithë i kam parë nga afër dhe më kanë pëlqyer shumë. Besoj se shumë shpejt do të adaptohen në futbollin kosovar", ka thënë Haxhiu.

Trepça, ditë më parë marrëveshje ka arritur edhe me Bledar Perpatin, Jasir Rrustajn e Senad Lekajn, po ashtu nga Shqipëria.

Ndërkohë ndihmëstrajner i Trepçës është emëruar ish-futbollisti i kësaj skuadre, Besart Cecelija.

"Besart Cecelia do të jetë përkrah meje në stinorin e ri. Ne kemi të njëjtin vizion", ka shtuar kryetrajneri Haxhiu.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...