Donacionet për bujqësi në vendlindjen e zyrtarëve

19 Korrik 2011 - 15:18      

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj (LDK), tha të martën se Drejtoria komunale e Bujqësisë po bën shpërndarjen e padrejtë të fondeve dhe donacioneve të caktuara për zhvillimin e bujqësisë, raporton KosovaLive.

Ferizaj, 19 korrik - Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj (LDK), tha të martën se Drejtoria komunale e Bujqësisë po bën shpërndarjen e padrejtë të fondeve dhe donacioneve të caktuara për zhvillimin e bujqësisë, raporton KosovaLive.

Sipas LDK-së së Ferizajt, gjatë kësaj pranvere, padrejtësisht është favorizuar fshati Komogllavë, prej nga është kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili, drejtori i Bujqësisë dhe disa zyrtarë komunal, duke u dhënë banorëve të Komogllavës shumicën e serrave të planifikuara si dhuratë për zhvillimin e kopshtarisë.

 “Drejtoria e Bujqësisë ka deklaruar se këtë vit ka dhënë donacione për miniserra, por sipas informacioneve tona, nuk pati as informim, as transparencë gjatë shpërndarjes së tyre. Prej të gjitha atyre miniserrave, fshati Komogllavë ka përfituar rreth 60 për qind të tyre. Shumica e zyrtarëve të asaj drejtorie vjen pikërisht nga Komogllava dhe është drejtori tipike e PDK-së”, tha Ismet Vranovci nga Dega e LDK-së së Ferizajt.

Drejtoria e komunale Bujqësisë, nga ana tjetër, tha se është e drejtë e opozitës të flasë çfarë të dojë dhe se drejtoria nuk e ka ndërmend të merret me vlerësimet e LDK-së.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...