Shqipëri: Për 40 ditë, 340 mijë vizitorë

13 Korrik 2011 - 22:05      

Policia shqiptare ka hartuar një plan të rregullt menaxhimi të pikave të kalimit kufitar. Këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe ndihma që OSBE po i jep uniformave blu. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është pritur nga drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj.

Tiranë, 13 korrik – Policia shqiptare ka hartuar një plan të rregullt menaxhimi të pikave të kalimit kufitar. Këtij qëllimi do t’i shërbejë  edhe ndihma që OSBE po i jep uniformave blu. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth është pritur nga drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj.

Burgaj  u ndal në mënyrë të veçantë në masat e marra për menaxhimin me sukses të fluksit në pikat e kalimit kufitar gjatë sezonit turistik, veçanërisht të vizitorëve të huaj që vijnë për të pushuar në Shqipëri.

“Vetëm gjatë periudhës 1 qershor -11 korrik 2011, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 340 000 vizitorë të huaj, që është rreth 40 000 persona më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, tha. Burgaj.

Ambasadori Wollfarth, duke vlerësuar masat e marra nga Policia e Shtetit për menaxhimin e suksesshëm të fluksit të hyrje-daljeve në territorin e Shqipërisë gjatë këtij sezoni turistik, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në vazhdimësi.

“Ne sot i kemi dhuruar 20 kompjuterë për Policinë e Shtetit Shqiptar, në mënyrë që të ndihmojmë për menaxhimin sa më të mirë të hyrje-daljeve gjatë sezonit veror në Shqipëri dhe kjo do të mundësojë jo vetëm sigurinë në vend, por do të ndihmojë edhe në zhvillimin e biznesit, sepse ndikon gjithashtu në zhvillimin e sigurt të turizmit”, theksoi  Wollfarth.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...