Namaz-protesta në Prishtinë luhat përkushtimin amerikan

7 Korrik 2011 - 10:27      

(E plotësuar) Në artikujt e shtypit amerikan është thënë se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e SHBA-ve, transmeton sot INA shkrimet e shtypit amerikan.

Washington, 7 korrik – (E plotësuar) Në artikujt e shtypit amerikan është thënë se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e SHBA-ve, transmeton sot INA shkrimet e shtypit amerikan.
Shtypi amerikan këto ditë ka shkruar për protestat e besimtarëve myslimanë në Prishtinë që me flamuj të Hamasit dhe veshje jo karakteristike për shqiptarë dhe evropianë, kanë kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe përballë Katedrales katolike.
Në artikujt e shtypit amerikan është thënë se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç bëhet kanë qenë disa mediume të cilat gjatë javës janë marrë me protestën e organizuar në Prishtinë nga një grup radikalësh myslimanë. Kështu Canada TV ka transmetuar një reportazh nga ky manifestimi, Los Angelos Times ka botuar një raport me titull: “Protestat e myslimanëve në Kosovë për ndërtimin e një xhamie të re”. të njëjtin titull mban edhe shkrimi i emetuar në televizionin MSNBC.
Ndërkaq programi radioteleviziv: “National Program Radio NPR” po ashtu transmeton një raport për protestën në të cilin shkuran se dhjetë vjet pas skicimit të hartës së re në Ballkan, po fillon një ndikimi i ri islam në rajon. Shkrimi përmend Bosnjen dhe Kosovën si dy vende në rajon ku ka filluar të hetohet ndikimi islamik.
Ndërkaq gazeta “The Huffington Post” ka botuar një koment të kolumnistit Stephen Schwartz me titull : Kosova në krizë islamike”.
Autori pasi është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, pasi ka jetuar një kohë të gjatë në rajon, në fillim i bën një përshkrim kohës së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe më pas i bën një përshkrim të gjendjes në Kosovë para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në fund të këtij komenti autori konkludon:
“Më tepër se një vend i islamit radikal, Kosova mund të bëhet vendi i parë në Evropë, ku fryma e "Pranverës myslimane" frymëzon një protestë kundër korrupsionit dhe akomodimin e radikalizmit. Paralele me Libinë, SHBA dhe NATO duhet t’i kushtojnë një vëmendje doktrinës së mbrojtjes kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vendosjen e ideologjive radikale” thuhet në të këtij shkrimi autorial.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...