Thinjat së shpejti mund t’i takojnë së kaluarës

22 Qershor 2011 - 11:51      

Shkencëtarët kanë arritur te rrënja e flokut të thinjur, duke krijuar mundësinë që flokët të ruajnë shkëlqimin e rinisë edhe në moshën e vjetër.

New York, 22 qershor - Shkencëtarët kanë arritur te rrënja e flokut të thinjur, duke krijuar mundësinë që flokët të ruajnë shkëlqimin e rinisë edhe në moshën e vjetër.

Pas një varg eksperimentesh, ata kanë identifikuar një proteinë të quajtur “wnt”, e cila doli të jetë vitale për prodhimin e ngjyrës në flokë.

Ky zbulim i madh rrit perspektivën e ilaçeve, losioneve apo shamponeve, të cilat rrisin nivelin e wnt-së, dhe ua kthejnë flokëve të thinjura ngjyrën e tyre natyrale.

Ky trajtim do t’i kursejë femrat në një moshë të caktuar nga nevoja për të bërë vizita të pafundme te floktari për të mbuluar rrënjët e thinjura të flokëve.

Pa dyshim, që do të jetë i popullarizuar edhe për meshkujt e moshës së mesme, të etur për të rifituar pamjen rinore.

Hulumtuesit amerikanë përshkruajnë një varg eksperimentesh, të cilat nxjerrin në pah që wnt-ja është çelësi i mbajtjes së ngjyrës origjinale të flokëve.

Shkencëtarët kanë treguar që proteina nxit një varg reaksionesh zinxhirë që çojnë tek ajo që qelizat burimore ose “amë” në skalpin e kokës të piqen dhe të prodhojnë pigmentin që ia jep flokut ngjyrën.

Një zinxhir i ngjashëm i reaksioneve ndodh në skalpin e njeriut, mirëpo hulumtuesit nga Qendra mjekësore e Universitetit Langone të New Yorkut, duhet akoma të hulumtojnë për defektet në sistem të cilat i bëjnë flokët e njerëzve të thinjura.

Wnt-ja është po ashtu vitale për rritjen e flokëve, duke sugjeruar se një trajtim që i mban flokët të errësuar, do të kishte përparësi shtesë edhe në ndalimin e pakësimit të tyre.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se wnt-ja është po ashtu përgjegjëse për prodhimin e folikulës së flokëve të reja.

Është menduar se folikulat, këto struktura të vogla përgjegjëse për rritjen e flokëve, gjithmonë kanë qenë të formuara para lindjes, dhe vdekja e tyre graduale ka çuar deri te qerosja.

Mirëpo, wnt-ja mund të mos jetë shkaku i vetëm për t’u fajësuar për flokët e thinjura, ku hulumtimi britanik drejton gishtin te përdorimi i tepruar i zbardhuesit te flokët.

Studimi i Bradford University ka zbuluar se trajtimi i shpeshtë i flokëve me trajtues të shpejtë në trupat tanë çon te shtresimi i rrezikshëm i niveleve të larta të peroksidit të hidrogjenit në flokët tanë dhe bllokimin e prodhimit të pigmenteve.

Hulumtuesit thonë se gratë e reja të cilat përdorin ngjyrat e bazuara në peroksidin e hidrogjenit për t’i çelur flokët nuk duhej të brengosen domosdo. Ndonëse te femrat më të vjetra, procesi i bërjes bionde mund të përshpejtojë procesin e zbardhjes së flokjeve.

Mendohet se gjenetika kontrollon nëse dhe kur një person do të zbardhet, megjithëse stresi, alkooli, pirja e duhanit dhe dietat e dobëta mendohet se e përshpejtojnë procesin.

Shumica e britanikëve vërejnë flokun e parë të thinjur rreth moshës 25-vjeçare.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...