Ende pa u mbaruar prishen rrugët e Klinës

14 Shtator 2009 - 17:53      

Një ndër rrugët me të dëmtuara në Komunën e Klinës është ajo Klinë-Skenderaj. Ende pa mbaruar punimet në ketë rrugë, asfalti është dëmtuar në masë të madhe dhe është dashur intervenimi i ri për mbulimin e gropave. Punimet në ketë rrugë i ka kryer firma “ Kastrioti”.

Edhe pse e arnuar në shumë vende, sidomos nga Klina deri në Jashanicë, kjo rrugë përsëri është dëmtuar. Vetë kryetari i Klinës Sokol Bashota dhe zv. ministri i Transporteve, Adem Graboci, kanë thënë se asfaltimi i kësaj rrugë është bërë shumë keq dhe duhet intervenuar sërish.  Rrugët e standardeve evropiane për të cilat ka premtuar ministri Fatmir Limaj, janë dëmtuar edhe në aksin rrugor Jashanicë- Jellovc.

Ende pa kaluar një vit e gjysme kjo rrugë është bërë plot me gropa dhe është arnuar. Pos kësaj, të gjitha rrugët e asfaltuara janë pa shenja komunikacioni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...