Buja e Ahmeti, sfidojnë njëri-tjetrin në Lipjan

14 Shtator 2009 - 17:30      

PDK-ja dhe LDK-ja, degët në Lipjan edhe zyrtarisht kanë dalë me emra kandidatësh për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e nëntorit. Shukri Buja, kryetar aktual i Lipjanit, njëherësh edhe i degës, është i nominuari i PDK-së për kreun e Lipjanit, ndërkohë që, Imri Ahmeti, ish-kryeshef i Lipjanit, tash për tash këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Ramë Manaj, është i nominuari i LDK-së lipjanase.

Në fakt, kjo është një garë po që përsëritet 2 vjet më vonë, sepse po të njëjtit kandidatë ishin edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Shukri Buja, ka fituar votat unanime të të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe është i nominuari ynë për kryetar të Lipjanit. Ne besojmë në një fitore tjetër me Bujën, sepse arritjet flasin shumë në këtë komunë gjatë qeverisjes së tij. Fitorja do të jetë e padiskutueshme”, ka thënë Lulzim Rrustemi, sekretar i PDK-së.

Gjithashtu, kjo degë ka përpiluar edhe listën kandiduese, por që ajo sipas Rrustemit do të zbardhet më vonë. Për më tepër, LDK-ja, dega në Lipjan, ka njoftuar se kandidati Imri Ahmeti ka fituar mbështetjen me konsensus nga kryesia dhe përfaqësuesit e nëndegëve.

“Ahmeti ka një eksperiencë profesionale dhe politike dhe vlerësohet ndër kandidatët më potencialë për të qeverisur Lipjanit”, ka thënë Nehat Tërpeza, zëdhënës i degës. Pos kësaj, Tërpeza, ka shtuar se LDK-ja e Lipjanit, po zhvillon aktivitetin e saj në të gjitha nëndegët me qëllim të kandidimit të njerëzve me kredibilitet dhe autoritet për këshilltarë komunalë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...