“Zonja e hekurt” kundërshtonte Gjermaninë e bashkuar?

12 Shtator 2009 - 10:52      

Dy muaj para rënies së Murit të Berlinit, kryeministrja britanike, Margaret Thatcher i kishte thënë presidentit Mihail Gorbachev se as Britania e Madhe dhe as Evropa Perëndimore nuk donin bashkimin.

Dy muaj para rënies së Murit të Berlinit, kryeministrja britanike, Margaret Thatcher i kishte thënë presidentit Mihail Gorbachev se as Britania e Madhe dhe as Evropa Perëndimore nuk donin bashkimin e Gjermanive dhe i kishte kërkuar liderit sovjetik të ndërmerrte çfarëdo që duhej për të parandaluar rrëzimin e Murit.Në një takim të jashtëzakonshëm me Gorbachevin në Moskë më 1989 – kurrë më parë nuk është raportuar për këtë takim – Thatcher kishte theksuar se destabilizimi i Evropës Lindore dhe shkatërrimi i Paktit të Varshavës nuk ishin në interes të Perëndimit.

Ajo kishte përmendur ndryshimet e mëdha që po ndodhnin në Evropën Lindore, por kishte këmbëngulur se Perëndimi nuk kërkonte shkatërrimin e komunizmit në këtë pjesë të kontinentit të vjetër.

“Zonja e hekurt” po ashtu kishte siguruar Gorbachevin se Perëndimi nuk donte prishjen e Bashkimit Sovjetik.

Madje edhe 20 vjet pas zbulimit të këtyre fakteve, këto pretendime do të shkaktojnë kundërthënie të mëdha. Ajo ishte shmangur prej linjës së qëndrimeve zyrtare të komunikatave të NATO-s dhe mbarë Evropës Perëndimore. Madje ajo i kishte kërkuar Gorbachevit të mos u kushtonte shumë rëndësi qëndrimeve të mekanizimeve perëndimorë.

“Ne nuk duam një Gjermani të bashkuar”, ishte shprehur “Zonja e hekurt”. “Kjo do të çonte në kufijtë e pasluftës dhe nuk mund ta lejojmë këtë për shkak se një zhvillim i tillë do ta nënvlerësonte stabilitetin e gjithë situatës ndërkombëtare dhe do të mund ta shtonte rrezikun e sigurisë tonë”, thuhet në transkriptet e pavulosura sovjetike.

Këto të dhëna shokuese janë publikuar ditëve të fundit, kopjet e të cilëve janë ruajtur në fondacionin e Gorbachev, i cili la zyrën në Kremlin më 1991. Para pak vitesh, një historian i ri, Pavel Stroilov, kishte kuptuar rëndësinë e këtyre të dhënave gjatë një kërkimi që po bënte. Ai kishte kopjuar më shumë se një mijë transkripte të bisedave të Politbyros dhe i kishte dërguar në Londër ku po bënte hulumtimin.
Të dhënat dëshmojnë se çfarë kishte ndërmarrë Franca dhe Britania për ndalimin e nismave gjermane për bashkim dhe se si ishte nxitur Bashkimi Sovjetik gjatë vitit 1989 ta kundërshtonte unifikimin e Gjermanive.
Thatcher e dinte se qëndrimi i saj do të shkaktonte zemërim nëse do të zbulohej – veçanërisht në Perëndim dhe në mesin e përkrahësve të “Solidarnostit” (“Solidaritetit”) polak – duke i thënë Gorbachevit se ishte “thellësisht e impresionuar” me kurajën dhe patriotizmin e gjeneralit Wojciech Jaruzelski, liderit komunist polak, mësohet ndër të tjera në pjesë të transkripteve, të botuara pjesërisht në gazetën britanike “Times”.

Thatcher kishte hetuar se Gorbachev e miratoi me “qetësi’ rezultatin e zgjedhjeve të para të lira në Poloni, ku komunistët humbën pushtetin në votimin e parë të hapur në Evropën Lindore dhe që iu prin ndryshimeve të tjera në Evropën Lindore.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...