Përurohet Qendra e re Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

12 Shkurt 2014 - 14:01      

Është përuruar Qendra e re Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. I pari i shëndetësisë Ferid Agani drejtori i kësaj qendre Hysen Sadriu, me pjesëmarrjen e drejtuesve të QKUK-së, punonjës shëndetësor e mysafirëve të shumtë, janë bërë bashkë në ceremoni.

Prishtinë, 12 shkurt – Është përuruar Qendra e re Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut. I pari i shëndetësisë Ferid Agani drejtori i kësaj qendre Hysen Sadriu, me pjesëmarrjen e drejtuesve të QKUK-së, punonjës shëndetësor e mysafirëve të shumtë, janë bërë bashkë në ceremoni.

Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, ky objekt i ri është realizuar sipas parametrave bashkëkohor të Mjekësisë Transfuzive, si dhe posedon një hapësirë të mjaftueshme duke mundësuar kushte shumë të mira për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend nga kjo fushë.

“Qendra e re Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut paraqet një hap konkret në përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore”, citohet të ketë thënë theksoi Ministri Agani, duke shtuar se përzgjedhja për akreditim i kësaj qendre nga Parlamenti Evropian paraqet një hap të rëndësishëm në fuqizimin e shërbimeve nga mjekësia transfuzive dhe shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

Drejtori i QKKTGJ, Hysen Sadriu tha se nga sot kjo qendër do të ketë në dispozicion një infrastrukturë bashkëkohore, me ndihmën e Ministrisë dhe se kjo do të ndikojë edhe ne ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të Mjekësisë Transfuzive.

“Sukseset nuk kanë munguar, ndërsa tash e tutje me përkrahjen e MSh-së dhe të dhuruesve vullnetar të gjakut që për ne janë heronj të paqes, shërbimet që do t’i ofrojë Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut do të jenë edhe më cilësore”, citohet ai.

Qendra e re Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është me lokacion të ri afër Klinikës së Pediatrisë në QKUK dhe në ngritjen e saj, MSH ka investuar rreth pesëqind mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...