Në Shqipëri me kartë elektronike shëndetësore

12 Shkurt 2014 - 09:22      

Qytetarët e Shqipërisë nuk do të kenë nevojë, që për të marrë një shërbim shëndetësor, të marrin me vete librezë shëndetësore. Ajo tashme do të zëvendësohet me kartën e shëndetit.

Tiranë, 12 shkurt  - Qytetarët e Shqipërisë nuk do të kenë nevojë, që për të marrë një shërbim shëndetësor, të marrin me vete librezë shëndetësore. Ajo tashme do të zëvendësohet me kartën e shëndetit.

Drejtori i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci tha se kjo do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit mjekësor për pacientet.

"Shfrytëzoj këtë takim për t'ju përcjellë iniciativën tonë për të kaluar nga përdorimi i librezës së shëndetit te karta e shëndetit. Projekti do të nisë të aplikohet shumë shpejt në disa qendra në Tiranë, për t'u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. Ky projekt do të përmirësojë dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, si dhe kontrollin e tyre. Ne do të kthejmë kështu kohën dhe rolin e mjekut në familjes në funksion të shërbimit ndaj pacientëve, pasi ata nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë fletë-libreze pa fund, por me një mjet të thjeshtë, kartën e shëndetit, pacientët do të marrin shërbimin e duhur shëndetësor", tha Beci.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se edhe receta që lëshon mjeku, tashmë do të jetë recete elektronike, e cila nuk i jepet pacientit në dorë, por kalon direkt në sistem dhe se në të do të përshkruhet vetëm emri gjenerik i ilaçit dhe jo emri i patentës, çka i shtyn mjeket të rekomandojnë shpeshherë medikamente të njërës apo tjetrës kompani, në këmbim të favoreve të ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...