Gjykimi i Ramadan Mujës drejt përfundimit

10 Shkurt 2014 - 10:22      

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë sot gjykimi ndaj kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve komunalë. Kështu, procesi po shkon drejt fundit dhe shpejt pritet vendimi për këtë rast, raporton KTV. Në këtë seancë do të vazhdojë fjalën përfundimtare Prokuroria, të nisur në seancën e 27 janarit, ku kishte kërkuar dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë drejtorët e tij.

Prizren, 10 shkurt – Në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë sot gjykimi ndaj kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve komunalë. Kështu, procesi po shkon drejt fundit dhe shpejt pritet vendimi për këtë rast, raporton KTV. Në këtë seancë do të vazhdojë fjalën përfundimtare Prokuroria, të nisur në seancën e 27 janarit, ku kishte kërkuar dënim prej 1 deri në 8 vjet burgim për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë drejtorët e tij.

Prokurorja Natasha Vikeri, në fjalën e fundit të saj, ka akuzuar Mujën dhe të tjerët për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ajo, gjatë seancës së sotme, do të bëjë leximin e pikave 3 dhe katër. Kryetari i Prizrenit akuzohet nga EULEX-i për shpërdorim të detyrës zyrtare.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...