Greqi, sekuestrohen 500 kg drogë, policia publikon emrat e shqiptarëve

9 Shkurt 2014 - 09:59      

Policia greke ka publikuar emrat e dy shqiptarëve, të cilët u kapën me 500 kg drogë nga policia greke në Igumenicë. Ata janë, Robert Gërdhuqi dhe Asllan Brata dhe u arrestuan një ditë më parë nga policia për trafik droge.

Policia greke ka publikuar emrat e dy shqiptarëve, të cilët u kapën me 500 kg drogë nga policia greke në Igumenicë. Ata janë, Robert Gërdhuqi dhe Asllan Brata dhe u arrestuan një ditë më parë nga policia për trafik droge.

Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua në një skaf. Njëri nga transportuesit e drogës Robert Gërdhuqi është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 1998 për vrasje, raporton “Shekulli”.

Polica ka shpallur në kërkim edhe 35-vjeçarin XH.T nga Saranda. Operacioni nisi që prej kanalit të Korfuzit, ku ishte pikasur një mjet lundrues, që dyshohej se transportonte drogën. Motoskafi është ndjekur deri në zonën bregdetare të njohur si Valto, ku është tentuar të shkarkohen 19 çanta me lëndë narkotike.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke sekuestruar drogën, rreth 500 kg marijuanë, e duke vënë në pranga 4 trafikantët, dy shqiptarë e dy grekë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...