Pas protestës, reagon Rektorati

24 Janar 2014 - 15:19      

(E plotësuar)Pas protestës së studentëve, rektorati i Universitetit të Prishtinës ka dërguar një komunikatë me shkrim ku thuhet se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e respekton të drejtën e studentëve që t’i shprehin shqetësimet që kanë të bëjnë me kushtet e përgjithshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në UP.

Prishtinë, 24 janar - (E plotësuar)Pas protestës së studentëve, rektorati i Universitetit të Prishtinës ka dërguar një komunikatë me shkrim ku thuhet se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e respekton të drejtën e studentëve që t’i shprehin shqetësimet që kanë të bëjnë me kushtet e përgjithshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie në UP. Mirëpo, sipas rektoratit, është obligim i të gjithëve, duke mos përjashtuar as studentët që për çfarëdo shqetësimi t’i ndjekin rrugët e parapara me Statut të UP-së.

“Në këtë kontekst, protesta e sotme e një grupi të vogël studentësh, është parë si një shqetësim për çështje të caktuara, por në asnjë situatë nuk konsiderohet rrugë alternative e një debati të brendshëm, i cili ka gjithë kushtet e domosdoshme të jetë i realizuar përmes hallkave të përfaqësimit të studentëve për secilën çështje të ngritur, por duke përjashtuar çdo ndikim të mundshëm që vjen jashtë Universitetit të Prishtinës”, thuhet në komunikatën e UP-së.

 

Protesta të studentëve deri në dorëheqje të rektorit Gashi 

Prishtinë, 24 janar -Një grup studentësh të përkrahur edhe nga Organizata Studentore, kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke kërkuar dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi. Veç kësaj ata kanë kërkuar edhe heqjen e politikës nga Universiteti, respektivisht ndikimin e partisë në pushtet në institucionet arsimore, transmeton KTV .

 “Kërkesat tona janë, dorëheqja e menjëherë e rektorit Ibrahim Gashi, inicimi i hetimeve për të gjitha keqpërdorimet që janë bërë gjithë këto vjet në UP, si dhe largimi i politikës veçanërisht partisë në pushtet nga Universiteti”, ka thënë Roland Sylejmani, një nga organizatorët e protestës.

Për rreth një orë studentët protestues kanë kërkuar që të dalë dikush nga rektorati për të biseduar me ta por kjo nuk ka ndodhur dhe pas një ore studentët janë shpërndarë të qetë. Ata kanë paralajmëruar se protesta të tilla do të ketë deri sa të njoftohen se është shkarkuar rektori Gashi ose ka dhënë dorëheqje. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë tërë kohës kanë qëndruar në oborrin e rektoratit. Rektorati dyert i pati të mbyllura edhe për gazetarët.

Ndonëse KTV-ja ka tentuar të marrë ndonjë prononcim nga rektori Gashi, kjo ishte e pamundur. 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...