Në pranverë, Shqipëria do të ketë rastet autoktone të malaries

27 Dhjetor 2013 - 22:26      

Pas rastit të fundit, kur një 41-vjeçar humbi jetën nga sëmundja e malaries vetëm 5 ditë pasi ishte kthyer nga Afrika, shefi i Shërbimit infektiv, Pëllumb Pipero shprehet se qytetarët nuk duhet të alarmohen por duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin informacion. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Pipero deklaroi se në Shqipëri ka mungesë medikamentesh për të mjekuar malarien pasi kjo sëmundje konsiderohej e zhdukur.

Tiranë, 27 dhjetor - Pas rastit të fundit, kur një 41-vjeçar humbi jetën nga sëmundja e malaries vetëm 5 ditë pasi ishte kthyer nga Afrika, shefi i Shërbimit infektiv, Pëllumb Pipero shprehet se qytetarët nuk duhet të alarmohen por duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin informacion. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Pipero deklaroi se në Shqipëri ka mungesë medikamentesh për të mjekuar malarien pasi kjo sëmundje konsiderohej e zhdukur.

“Le të themi se nuk ka vend për panik por ka vend për kujdes të shtuar nga institucionet shëndetësore. Do të dëshiroja që këtë sensibilitet ta marrin pozitivisht edhe qytetarët, veçanërisht personat që kthehen nga zonat malarike dhe personat që kanë kontakt me të tillët. Malaria ishte një sëmundje e harruar për ne. Shumë rrallë mund të kenë hasur ndonjë rast jashtë shtetit. Ne edhe në rast se shkojmë si turist në zona malarike ekzotike duhet të marrim informacionet e nevojshme. Vendet ku malaria është epidemike tashmë janë të njohura. Këta qytetarë duhet të kenë interes të shtuar dhe kur të kthehen të kontaktojnë me mjekun. Shumica kanë kaluar një herë ose dy malarie në zonat ku punojnë dhe janë mjekuar me disa protokolle në kohë shumë të shkurtra”, sqaroi Pipero.

Por, sipas tij, në pranverë dhe verë Shqipëria do të ketë rastet e veta autoktone të sëmundjes së malaries pasi ka burimin e infeksionit dhe çdo ditë persona që punojnë në zonat e infektuara kthehen në Shqipëri dhe mund të jenë të infektuar. Sëmundja mund të transmetohet vetëm nga mushkonja dhe jo nga njëri individ te tjetri.

“Në pranverë ose verë ne do të kemi rastet tona sepse kemi burimin infeksioni, vazhdojnë të na vinë të tjerë të infektuar, të cilët po u pickuan nga mushkonja dhe ajo mushkonjë pickon një tjetër, mund ta përcjellë te tjetri. Transmetohet vetëm përmes mushkonjës. Pa mushkonjën nuk transmetohet malaria”, saktëson eksperti.

Pipero theksoi se QSUT duhet të ketë një informacion të plotë lidhur me shqiptarët që punojnë në zonat malarike apo shkojnë për turizëm, në mënyrë që të merren masa për medikamente dhe personeli mjekësor të jetë i përgatitur për rastet.

Ai ngriti edhe një problem tjetër, atë të mungesës së kapaciteteve për të mjekuar rastet me malarie në spitalet rajonale. Sipas Piperos, kjo rrit rrezikshmërinë e përhapjes së sëmundjes. “Edhe drejtoritë rajonale duhet të kenë kapacitetet për ta diagnostikuar dhe mjekuar malarien”.

Sëmundja mund të kalojë për një kohë të gjatë e fshehur, madje kjo kohë mund të arrijë deri në 13 vjet. Eksperti këshillon që personat të cilët kthehen nga zonat malarike dhe në një hark kohorë nga disa ditë deri në 6 muaj kanë raste temperature, duhet patjetër të konsultohen me mjekun. Temperatura shkon nga 39 deri në 41 gradë. I sëmuri ka të dridhura, konfuzion mendor, bie në koma dhe mund të ketë hemorragji. Më pas sëmundja dëmton edhe organet e tjera.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...