Arben Hajrullahu vijon “luftën” me rektorin Gashi

27 Dhjetor 2013 - 20:13      

Akuzat për parregullsi në Universitetin e Prishtinës nuk i ndal Arben Hajrullahu, njëri prej profesorëve të këtij institucioni. I angazhuar në Departamentin e shkencave politike, Hajrullahu nuk zmbrapset nga deklarimet e tij se menaxhmenti aktual i Universitetit nuk ka marrë masa për disa çështje të denoncuara nga ai.

Prishtinë, 27 dhjetor - Akuzat për parregullsi në Universitetin e Prishtinës nuk i ndal Arben Hajrullahu, njëri prej profesorëve të këtij institucioni. I angazhuar në Departamentin e shkencave politike, Hajrullahu nuk zmbrapset nga deklarimet e tij se menaxhmenti aktual i Universitetit nuk ka marrë masa për disa çështje të denoncuara nga ai.

Sipas tij, ato çfarë ka thënë rektori Gashi në emisionin Interaktiv të KTV-së nuk qëndrojnë. Ai ka përmendur disa dëshmi që, sipas tij, i ka siguruar dhe kanë pasqyruar parregullsi në falsifikim të notës por edhe ndodhi të tjera.

Gashi në Interaktiv ka thënë se rasti i falsifikimit të notës nga një studente nuk është zbuluar nga Hajrullahu por nga komisioni përkatës i Rektoratit.

Gashi ka shtuar se do t’i shqyrtojë edhe këto akuza që po bëhen nga Hajrullahu, ku thotë se do merren masa edhe ndaj tij pasi vlerëson se ai e ka dëmtuar  imazhin e Universitetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...