Kërkohet verifikimi i thirrjeve akademike të profesorëve të UP- së

24 Dhjetor 2013 - 21:21      

Degradimi deri në një shkallë shqetësuese, rreziku nga një e ardhme e varfër akademike dhe çështje të tjera kanë shtyrë profesorë të Universiteti të Prishtinës të mendojnë se si të dilet nga kjo gjendje.

Prishtinë, 23 dhjetor - Degradimi deri në një shkallë shqetësuese, rreziku nga një e ardhme e varfër akademike dhe çështje të tjera kanë shtyrë profesorë të Universiteti të Prishtinës të mendojnë se si të dilet nga kjo gjendje. Kështu, profesori i Matematikës, Qëndrim Gashi dhe ai i Shkencave politike, Arben Hajrullahu, kanë nisur iniciativën për krijimin e një komisioni që do të quhej për Etikë dhe Shkencë. Ky komision, sipas profesorit Gashi, do të kishte për mision verifikimin e thirrjeve akademike të të gjithë profesorëve në UP, duke përfshirë edhe ministrin e Arsimit, Ramë Buja dhe rektorin Ibrahim Gashi. Ndërsa, profesori Arben Hajrullahu thotë se profesorët që mbajnë tituj akademikë që dyshohen për plagjiaturë duhet të zbulohen dhe opinioni të njoftohet për ta.  Ai thotë se gjendja aktuale në Universitetin Publik është shqetësuese dhe se UP-ja është kapur nga grupe politike dhe kriminale. Derisa kërkojnë dorëheqjen e rektorit Gashi dhe të atyre që në një formë apo tjetër kanë dështuar ta qeverisin mirë këtë institucion.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...