Taksat e reja shtrenjtojnë naftën dhe benzinën në Shqipëri

12 Dhjetor 2013 - 18:54      

Që nga 1 janari, çmimi i naftës dhe benzinës pritet të ngrihet me 12 lekë për një litër. Në paketën e re fiskale, Qeveria ka vendosur të rrisë taksën e qarkullimit si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Tiranë, 12 dhjetor - Që nga 1 janari, çmimi i naftës dhe benzinës pritet të ngrihet me 12 lekë për një litër. Në paketën e re fiskale, Qeveria ka vendosur të rrisë taksën e qarkullimit si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Aktualisht taksa e qarkullimit për këto dy produkte është fikse në masën 7 lekë për një litër. Por, me vendimin e ri të Qeverisë, ajo rritet me 10 lekë dhe shkon në 17 lekë për çdo litër. Nëse shtohet dhe efekti që vjen nga TVSH-ja, atëherë rritja finale në çmimin që e paguajnë konsumatorët është 12 lekë për çdo litër naftë që ata konsumojnë, raporton TCH.

Prej vitesh, taksimi i karburanteve ka qenë një çështje e nxehtë debati, edhe politik. Sipas përllogaritjeve, nga shoqata e hidrokarbureve, aktualisht për çdo litër naftë që shitet në treg, gati gjysma e çmimit që paguajnë konsumatorët shkon si taksë për Qeverinë.

Taksa e qarkullimit u vendos për herë të parë në vitin 2011, kur Qeveria e djathtë e demokratëve hoqi taksën e importit që paguhej në doganë për automjetet e përdorura dhe e zëvendësoi atë me një taksë fikse në çmimin e naftës prej 7 lekë për një litër, por që tani do të shkojë në 17 lekë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...