Bie nataliteti, rritet vdekshmëria në Maqedoni

22 Nëntor 2013 - 09:53      

Në kuartalin e tretë të këtij viti në Maqedoni janë evidentuar 6.285 fëmijë të lindur, që është më pak për 3.2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të shpallura të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i personave të vdekur në kuartalin e tretë të vitit 2013 shënon rritje prej 0,1 për qind dhe arrin 4.599, ndërsa 50 prej tyre janë foshnja.

Shkup, 22 nëntor - Në kuartalin e tretë të këtij viti në Maqedoni janë evidentuar 6.285 fëmijë të lindur, që është më pak për 3.2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të shpallura të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i personave të vdekur në kuartalin e tretë të vitit 2013 shënon rritje prej 0,1 për qind dhe arrin 4.599, ndërsa 50 prej tyre janë foshnja.

Shtimi natyror arrin 1.686 persona, përkatësisht për aq është më i madh numri i fëmijëve të lindur nga numri personave të vdekur.

Në tre mujorin e tretë të vitit janë bërë 4.358 lidhje martesore, që është 3,3 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit 2012.

Maqedonia shënon një trend të theksuar të uljes së natalitetit si pasojë e kushteve të rënda ekonomike, theksojnë ekspertët e demografisë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...