Më 15 nëntor vendimi për armët kimike

11 Nëntor 2013 - 11:24      

Sausan Ghosheh, e dërguara në Siri e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Kundër Përdorimit të Armëve Kimike, në një intervistë telefonike për “Top Channel” nga Damasku, ka pohuar se procesi i mbledhjes së armëve kimike është duke shkuar sipas planit të h

Damask, 11 nëntor - Sausan Ghosheh, e dërguara në Siri e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Kundër Përdorimit të Armëve Kimike, në një intervistë telefonike për “Top Channel” nga Damasku, ka pohuar se procesi i mbledhjes së armëve kimike është duke shkuar sipas planit të hartuar.Ghosheh shtoi se më datë 15 nëntor pritet të mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të vendosur lidhur me procedurat e shkatërrimit dhe vendin.

“Procesi është duke shkuar sipas planit dhe ne, aktualisht, jemi në pritje të mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që do të mbahet më datë 15 nëntor, ku do të diskutohet dhe miratohet dhe plani i shkatërrimit të këtyre armëve kimike.

 Në të njëjtën kohë, ne jemi duke kryer dhe verifikimet tona lidhur me gjendjen e armëve kimike”, tha Sausan Ghosheh, përfaqësuese e misionit të UN-OPCË në Siri.

E pyetur lidhur me zërat se Shqipëria do të jetë një nga vendet ku do të kryhet ky proces, Sausan Ghosheh ka deklaruar:

“Unë nuk di të them asgjë, pasi nuk mund të ketë asnjë plan përfundimtar pa vendimin e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, që do të mbahet më datë 15 nëntor, kështu që është ende herët të themi diçka për Shqipërinë, apo edhe për çdo shtet tjetër. Është Organizata, që është përgjegjëse për këtë proces, dhe asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin e saj, pasi është kjo organizatë, ajo e cila përcakton gjithçka lidhur me sigurinë e armëve kimime dhe harton planin përfundimtar”, tha Sausan Ghosheh.

Më tej, e dërguara e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike ka deklaruar se këto organizata janë të gatshme të ndihmojnë vendet, që do marrin përsipër procesin e demontimit me ekspertët e tyre dhe mjetet e nevojshme.

Në fund të intervistës, Ghosheh është shprehur edhe një herë se më datë 15 nëntor pritet të vendoset dhe fati përfundimtar i armëve kimike të Sirisë, në bazë të një plani të detajuar, që do të hartohet gjatë mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...