Jeronim Bazo, shef i Shtabit të FA të Shqipërisë

7 Nëntor 2013 - 14:49      

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar të enjten në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Jeronim Bazo. Propozimi për Bazon është bërë nga kryeministri dhe ai zëvendëson gjeneral Xhemal Gjunkshi, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.

Tiranë, 7 nëntor - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar të enjten në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Jeronim Bazo. Propozimi për Bazon është bërë nga kryeministri dhe ai zëvendëson gjeneral Xhemal Gjunkshi, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.

“Në përmbushje të detyrimit kushtetues, Presidenti Nishani, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e gjeneral major Jeronim Bazo, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, thuhet zyrtarisht nga Presidenca.

Gjeneral Brigade Jeronim Bazo lindi në Tiranë, në maj 1960. Ai ka mbaruar studimet universitare në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë në vitin 1985 dhe u titullua oficer aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vitet e para të karrierës ushtarake shërbeu në njësitë e këmbësorisë si komandant toge, kompanie dhe zëvendëskomandant batalioni. Gjeneral Brigade Bazo ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-ve në periudhën 1993-1995 si Shef Sektori në Drejtorinë e Personelit.

Në vitin 1996 u diplomua nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C Marshall” për Studime të Sigurisë dhe Ekonomisë së Mbrojtjes. Nga 1997-2000, Gjeneral Brigade Bazo pasi shërbeu si oficer koordinator me NATO-n, komandoi Akademinë e Nënoficerëve deri më 2003-in dhe më pas u emërua Komandanti i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, ku drejtoi punën dhe përpjekjet për transformimin e kësaj akademie në një Universitet Ushtarak dhe shërbeu si komandant i parë i UUS-së deri në Qershor 2005.

Në 2007-ën udhëhoqi punën për planifikimin dhe zhvillimin për herë të parë të Kursit të Lartë për Studime për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Zhvillimi i këtij kursi me pjesëmarrje ndërkombëtare ishte një ndër elementet mbështetës në përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë një vend anëtar i NATO-s, në vitin 2009.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...