VALA shpërblen 42 fituesit e lojës “Diaspora shpërblen”

7 Nëntor 2013 - 14:25      

VALA ka vazhduar lojën shpërblyese “Diaspora shpërblen” duke përzgjedhur dhe shpërblyer fituesit fatlum të radhës të kësaj loje. Shpërblimet janë ndarë për 42 fitues të javës së dytë, të tretë dhe të katërt të kësaj loje shpërblyese, ndërkohë që shpërblimin mujor “Udhëtim jashtë vendit” e ka fituar konsumatori Muharrem Zeqaj.Këtë lojë shpërblyese siç dihet tashmë, VALA

Prishtinë, 7 nëntor - VALA ka vazhduar lojën shpërblyese “Diaspora shpërblen” duke përzgjedhur dhe shpërblyer fituesit fatlum të radhës të kësaj loje. Shpërblimet janë ndarë për 42 fitues të javës së dytë, të tretë dhe të katërt të kësaj loje shpërblyese, ndërkohë që shpërblimin mujor “Udhëtim jashtë vendit” e ka fituar konsumatori Muharrem Zeqaj.Këtë lojë shpërblyese siç dihet tashmë, VALA ka filluar ta organizojë që nga data 1 tetor për të gjithë konsumatorët e saj që pranojnë më shumë thirrje ndërkombëtare në telefonat e tyre mobil dhe këtë mundësi ata do ta kenë deri në fund të këtij viti.

Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese javore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 5 minuta, ose, 20 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje. Ndërsa, për të marrë pjesë në lojën shpërblyese mujore, një thirrje duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta, ose, 40 thirrje telefonike duhet të kenë kohëzgjatje së paku 1 minutë për thirrje.

Tërheqja e shpërblimeve për fituesit mujor të kësaj loje është bërë të mërkurën në një ceremoni rasti, ndërsa të gjithë emrat e fituesve të tjerë do të publikohen në faqen zyrtare të VALA-s.

PTK, përkatësisht VALA në vazhdën e përkushtimit maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj është duke ngritur standardin e saj me ofertat e llojllojshme për konsumatorët si dhe shërbimet kualitative. Vala gjithnjë është në kërkim të mundësive për plotësimin e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...