Dubravë, sulmohet dëshmitari i mbrojtur Shkumbin Mehmeti

1 Nëntor 2013 - 17:05      

Të martën, në Burgun e Dubravës është sulmuar fizikisht Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i cili është i dënuar me 30 vjet burgim.

Prishtinë, 1 nëntor - Të martën, në Burgun e Dubravës është sulmuar fizikisht Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i cili është i dënuar me 30 vjet burgim.

Sipas burimeve të KTV-së, Mehmeti është sulmuar nga dy të burgosur të tjerë, Besnik Hasanaj dhe Shpend Qerimi, ish pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të dënuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, ku kishin vdekur dy persona, dhe për vrasjen e tre të tjerëve në Ferizaj.

Gjithnjë sipas burimeve të KTV-së, Mehmeti ka lëndime në sy dhe hundë, ndërsa të enjten ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Shkumbin Mehmeti rishtazi ka deklaruar për “Kohën Ditore” se e ka ndërmend të flasë për gjashtë vrasje që kishin ndodhur, tri nga to vrasje politike.

Shkumbin Mehmeti është i dënuar për vrasjen e dy policëve, një të Policisë së Kosovës dhe një tjetër të UNMIK-ut, e po ashtu edhe kidnapimin e një personi tjetër.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...