PDK: Tregu i shumicës, pa mbështetje institucionale

26 Tetor 2013 - 19:11      

Ndonëse jo shumë larg kryeqytetit, në tregun e komunës së Prishtinës në zonën industriale, është shumë vështirë të blihet me shumicë për shkak të mungesës së parkingjeve.

Prishtinë, 28 tetor - Ndonëse jo shumë larg kryeqytetit, në tregun e komunës së Prishtinës në zonën industriale, është shumë vështirë të blihet me shumicë për shkak të mungesës së parkingjeve.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Agim Çeku, gjatë vizitës që sot ia bëri këtij tregu, kritikoi qeverisjen e tanishme për mosinvestime dhe për gjendjen në të cilën ndodhet kjo hapërsirë tregtare. “Tregu me shumicë, meriton një infrastrukturë më të mirë. Organizimi është i domosdoshëm, sepse duam që ky treg të ofrojë shërbime më cilësore. Unë pash një gjendje jo të mirë këtu dhe një ndikim shumë të vogël të komunës dhe gjithçka që është bërë, është bërë me vetinciativen e këtyre tregtarëve dhe bizneseve, të cilët e mbajnë veten dhe familjet e tyre me të ardhurat që sigurojnë nga shitjet në treg”, ka thënë Çeku.



Ai takoi edhe shoqatën e tregtarëve, të cilëve iu premtoi mbështetje dhe rregullim të tregut, që në të ardhmen të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarë. “Ky është një vend publik, por nuk është i organizuar si duhet, mungon parkingu, nyja sanitare, mungojnë edhe WC-të publike”, shtoi ai.



Gjatë kësaj vizite, Çeku dëgjoi edhe pakënaqësitë e shumta të shitësve, të cilët kërkuan që si kryetar i Prishtinës, t’ju ofrojë përkrahje për t’i krijuar kushtet elementare për të tregtuar produktet, me të cilat mbajnë familjet e tyre.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...