Parlamenti grek pezullon financimin e “Agimit të Artë”

23 Tetor 2013 - 14:51      

Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese për pezullimin e financimeve shtetërore ndaj partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë. Ligji i ri lejon ngrirjen e pacaktuar të financimeve për partitë, lidershipi i të cilave akuzohet për përfshirje në grupe kriminale apo terrorizëm. Lideri i Agimit të Artë dhe dy deputetë ndodhen në paraburgim, në pritje të

Athinë, 23 tetor - Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese për pezullimin e financimeve shtetërore ndaj partisë së ekstremit të djathtë, Agimi i Artë. Ligji i ri lejon ngrirjen e pacaktuar të financimeve për partitë, lidershipi i të cilave akuzohet për përfshirje në grupe kriminale apo terrorizëm. Lideri i Agimit të Artë dhe dy deputetë ndodhen në paraburgim, në pritje të gjyqit, pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale. Ligji i ri u kalua me 235 vota për dhe asnjë kundër, në asamblenë prej 300 vendesh të Greqisë. Partia kontraverse ka një agjendë tepër të ashpër kundër masave shtrënguese dhe kundër emigracionit, si dhe është akuzuar për kryerjen e sulmeve ndaj emigrantëve dhe kundërshtarëve politikë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...