Gjet Ndoj, drejtor i Arkivit të Shtetit të Shqipërisë

22 Tetor 2013 - 10:06      

Kryetari i Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare është emëruar nga kryeministri Edi Rama drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit. Dje Ndoj është prezantuar në institucionin e ri që do të drejtojë nga këshilltari juridik i kryeministrit Rama, Artur Metani, para administratës së Arkivit Qendror. Ndoj, me profesion historian, ishte kryetar i AAK, e cila hyri në



Tiranë,
22 tetor - Kryetari i Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare është emëruar nga
kryeministri Edi Rama drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit. Dje Ndoj është
prezantuar në institucionin e ri që do të drejtojë nga këshilltari juridik i
kryeministrit Rama, Artur Metani, para administratës së Arkivit Qendror. Ndoj,
me profesion historian, ishte kryetar i AAK, e cila hyri në koalicionin
parazgjedhor të drejtuar nga PS dhe LSI në zgjedhjet e 23 qershorit. Partia që
ai drejton mori 3575 vota në këto zgjedhje, ndërsa në muajin korrik drejtuesi i
koalicionit fitues, Edi Rama, e emëroi koordinator të koalicionit fitues për
zbatimin e marrëveshjes së PS-së me 35 partitë aleate.


Gjet Ndoj, me profesion historian, numëron
disa botime të karakterit historik. Në vitin 2005 ai boton “Udha e
shqiptarëve”, në 2006 Gjin Marku dhe lufta, në 2009 Ndoj boton “Antologji
historike”, ndërsa në 2012 ai është bashkautor me pesë studiues të tjerë në
librin “Mirdita në konferencë”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...