Shitja e kurbaneve në kryeqytet bëhet vetëm në tregun e kafshëve

14 Tetor 2013 - 09:33      

Komuna e Prishtinës, përkatësisht, Drejtoria Inspeksionit njofton qytetarët dhe shitësit e bagëtive për kurbanë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, se shitja e tyre do të behet në tregun e kafshëve, në magjistralen Prishtinë-Podujeve, në dalje të qytetit. Komuna paralajmëron

Prishtinë, 14 tetor  - Komuna e Prishtinës, përkatësisht, Drejtoria Inspeksionit njofton qytetarët dhe shitësit e bagëtive për kurbanë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, se shitja e tyre do të behet në tregun e kafshëve, në magjistralen Prishtinë-Podujeve, në dalje të qytetit. Komuna paralajmëron se ata që do të ndeshen duke tregtuar në rrugë dhe rrugica të qytetit, do të ndëshkohen.Që nga e java e kaluar, e deri në ditën e festës së Kurban Bajramit, qyteti po kontrollohet nga inspektorët e komunës dhe të Policisë së Kosovës, të cilët do të pengojnë shitjen e kafshëve në rrugët dhe rrugicat e qytetit.

Komuna fton të gjithë shitësit dhe qytetarët që të respektojnë një gjë të tillë, pasi që përndryshe do të përballen me masat e inspeksionit.

Komuna me këtë rast shfrytëzon rastin që të gjithë besimtarëve të besimit islam t'ua urojë festën e Kurban Bajramit, duke iu uruar mirëqenie dhe harmoni në familjet e tyre.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...