Rusia nuk pranon Miss Kosova, tërhiqet edhe Shqipëria

9 Tetor 2013 - 19:39      

Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala, nuk do të marrin pjesë në konkursin Miss Universe 2013, që zhvillohet këtë vit në Moskë.

Tiranë, 9 tetor - Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, dhe Miss Universe Kosovo, Mirjeta Shala, nuk do të marrin pjesë në konkursin Miss Universe 2013, që zhvillohet këtë vit në Moskë.

Shkak për këtë është bërë një vendim i autoriteteve ruse për të mos lejuar përfaqësuesen e Kosovës të konkurrojë në finalen e më të bukurave të Universit, pasi Rusia ende nuk e ka njohur Kosovën.

Fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, i cili është edhe fotograf zyrtar i këtij evenimenti,  pas kësaj ka deklaruar tërheqjen e menjëhershme edhe të Miss Universe Albania, Fioralba Dizdari, njofton Panorama.

Emrat e dy vajzave shqiptare nuk gjenden as në ueb faqen zyrtare të Miss Universe.

Duhet thënë se përfaqësuesja e Kosovës, Mirjeta Shala është një ndër më të preferuarat në disa prej forumeve online.

Një vit më parë, edicioni i 61-të i Miss Universe u mbajt më 19 dhjetor, në Planet Hollywood Resort and Casino në Las Vegas dhe Shqipërinë e ka përfaqësuar Adrola Dushi, ndërsa Kosovën Diana Avdiu, e cila arriti të shkonte deri në 16 më të mirat.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...