Një shqiptare, kryetare e forumit te gruas ne “Agimin e Arte” ne Greqi!

29 Shtator 2013 - 08:36      

Deri tani shqiptarët e dinin se kishin një “përfaqësues” të tyre në radhët e partisë neonaziste “Agimi i Artë”: Robert apo Roverto Haidin nga Lukova, pronar gjithashtu të hotelit “Lukova Palace” në vendlindje. Me gjithë bujën që ka bërë ky person në Greqi, por edhe në

Athinë, 29 shtator - Deri tani shqiptarët e dinin se kishin një “përfaqësues” të tyre në radhët e partisë neonaziste “Agimi i Artë”: Robert apo Roverto Haidin nga Lukova, pronar gjithashtu të hotelit “Lukova Palace” në vendlindje. Me gjithë bujën që ka bërë ky person në Greqi, por edhe në hapësirën mbarëshqiptare, i vetmi kontribut i Haidit kufizohet në “detyrën e lartë” të rojes (apo thënë në gjuhën popullore, të sejmenit të deputetit Kostas Barbarusi. Mirëpo, po t’i besohet asaj çka është publikuar në gazetën e madhe “Ethnos”, “Agimi i Artë” ka një bashkëvendëse (pse është turp t’i quash bashkatdhetarë) të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Bëhet fjalë për një femër, e cila nuk është një tifoze dosido e partisë naziste, por shefe e forumit të grave në degën e “Agimit të Artë” në Nikea, që konsiderohet si më agresivja nga të gjitha skalionet partiake.

Më 20 shtator gazeta “Ethnos” publikoi një intervistë ekskluzive me një eksponent të “Agimit të Artë”, në të vërtetë ishte një rrëfim tronditës, shokues, për gjithë mënyrën e organizimit dhe të veprimit të skuadroneve të sulmit, të cilat mbajnë autorësinë e dhjetëra agresioneve ndaj emigrantëve të pafajshëm dhe që dolën zbuluar pas vrasjes së Pavlos Fyssas.

Në intervistë, ai është pyetur nga gazetarët edhe për një femër, e cila duket ka tërhequr vëmendjen me aktivitetin e saj. Nuk ia thonë emrin e plotë, por thjesht pyesin: “Cila është N. Beneki?”. ”Është dashnorja e Janis Lagos” (shënimi ynë: deputet nga më aktivët e “Agimit të Artë”). Dhe vazhdon ish-eksponenti i “Agimit të Artë” duke rrëfyer për N.Beneki: “Ai e kishte vënë në organizatën e Pireut. Ishte në zyrat qendrore, por e përzunë pse ishte shqiptare. Është atje (në Nikea, shënimi ynë), me shpatullat e Lagos. Unë që jam grek nuk pranoj të më bëjë mësime ideologjie një shqiptare”.

Për të shuar kuriozitetin tonë, kërkuam në internet dhe një nga gjetjet interesante (bashkë me fotografinë) ishte lajmi mbi një takim të “Agimit të Artë”, të zhvilluar në Nikea, ku ndër të tjera thuhet: “Të enjten, më 27.06.2013, u mbajt me sukses të plotë ligjërata e bashkëluftëtares dhe përgjegjëse e seksionit të gruas të periferisë së Nikeas, Nikol Beneki. Tema e ligjëratës ishte ‘Një vit ‘Agimi i Artë’ në parlament’. Ajo trajtoi diçka prej çështjeve që ka prekur ‘Agimi i Artë’ në parlament përmes pyetjeve dhe interpelancave, që askush prej deputetëve të tjerë që i përkasin të ashtuquajturit ‘bosht demokratik’ nuk ka guxuar ‘t’i shkundë’...”.

Sigurisht, shumëkush lutet që përkatësia etnike si shqiptare e Nikol Benekit të jetë një lapsus. Përndryshe, fjala turp është mjaft e paktë dhe tepër e pafuqishme për të shprehur atë që ndien secili shqiptar.



(Marrë nga ‘Tribuna’, botohet në Greqi)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...