Top nëntë teknologjitë e së ardhmes

26 Shtator 2013 - 22:20      

Ndonëse në realitet jemi akoma larg teknologjive që i shohim nëpër filma të fanta-shkencës, mund të pohohet me siguri se njerëzimi dhe shkenca janë duke shkuar në atë drejtim. Dëshmi për këtë janë të arriturat e reja teknologjike, që tingëllojnë të pabesueshme, por që së shpejti do të jenë të qashme për shfrytëzim nga ana e njeriut. 1. Nano-fijet që e shndërrojnë ujin e detit në të pijshëm

Ndonëse në realitet jemi akoma larg teknologjive që i shohim nëpër filma të fanta-shkencës, mund të pohohet me siguri se njerëzimi dhe shkenca janë duke shkuar në atë drejtim. Dëshmi për këtë janë të arriturat e reja teknologjike, që tingëllojnë të pabesueshme, por që së shpejti do të jenë të qashme për shfrytëzim nga ana e njeriut. 1. Nano-fijet që e shndërrojnë ujin e detit në të pijshëm

Nëse do të jetë e nevojshme, një ditë oqeanet dhe detet do të mund t’i shndërrojmë në burime të ujit të pijshëm dhe kjo falë disa nano-fijeve specifike. Ato janë shumë të holla, më pak se 100 nanometra dhe veprojnë si fiulter për kripë, duke mos lejuar depërtimin e grimcave shumë të vogla që as nuk mund të shihen me syrin njeriut. 

2. Mikroçipi që vret qelizat e kancerit në enë të gjakut

Ky mikroçip do të mund të lëvizë lirshëm dhe të jetojë në enët e gjakut të njeriut, duke pamundësuar bartjen e qelizave kancerogjene nëpërmjet gjakut në organet njerëzore.

3. Pllaka grafite me super kapacitet

Automjetet elektrike janë e ardhmja e sigurt e njerëzimit, ndërsa me ndihmën e pllakës nga grafiti, bateritë e automjetit do të mund të mbushen për vetëm një minutë. Grafiti ka dendësi të lartë energjetike, që do të thotë se mund të mbajë më shumë elektrone se sa bateria standarde.

4. Ruajtha e të dhënave ADN

Shkencëtarët i kanë dalë tashmë të ruajnë audio kripin e Martin Luther King-ut dhe kopjen e fotos së Francis Krik, si dhe 154 sonete të Shekspirit, në ADN-në njerëzore. Më pas me saktësi prej 99.9 për qind kanë arritur të nxjerrin tërë ato përmbajtje. 

5. D-metonin: Substanca që parandalon dëmtimin e të dëgjuarit nga zhurma.

Kjo është një substancë parandaluese e cila ndihmon punëtorët e ndërtimtarisë që gjatë punës të ruajnë shqisën e dëgjimit nga zhurma e madhe që shkaktohet me makina të rënda dhe tepër të zëshme. 

6. Komunikimi me trurin

Shkencëtarët tashmë zhvilluar me sukses pajisjen me ndihmën e së cilës mund të komunikohet vetëm nëpërmjet valëve të turit ndërmjet dy personave.

7. "Memorystore"

Lloji i ri i komponentit elektrik që mund të ruajë shumë më shumë informacione në harduerin e tij në cilindo kompjuter ekzistues. Kompanitë si ajo HP tashmë kanë filluar me prodhimin e tij.

8. Ngjyra solare për muret

Me ndihmën e kësaj ngjyre e tërë shtëpia-banesa do të jetë burim i madh i energjisë për furnizimin e pajisjeve të ndryshme shtëpiake dhe gjërave që na shërbejnë për përdorim të përditshëm. 

9. Fotografia për fotografimin e këndeve

Mendoni kamerën e cila ka slowmotion aq të fuqishëm për të incizuar çdo frame për të dymiliontën pjesë të sekondës. Para pak kohësh shkencëtarët kanë dëshmuar se fotografimi i tillë është aq efektiv sa që me të mund të fotografohen edhe këndi i “vdekur”, të cilin nuk keni mundësi ta shihni me sy.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...