Varrosen dy vëllezërit Hasani

20 Shtator 2013 - 19:59      

Fshati Bradash sot ishte mbuluar në zi. Dy djemtë e vetëm të Fehmi Hasanit u varrosën në prani të më se 5 000 bashkëfshatarëve, të afërmve dhe miqve të kësaj familje.

Podujevë, 20 shtator - Fshati Bradash sot ishte mbuluar në zi. Dy djemtë e vetëm të Fehmi Hasanit u varrosën në prani të më se 5 000 bashkëfshatarëve, të afërmve dhe miqve të kësaj familje.

Mujë dhe Sokol Hasani humbën jetën dje në një aksident komunikacioni në fshatin Peran të Podujevës, kur vetura e tyre u përplas me një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti, po ashtu edhe dy familjarë, përkatësisht nëna e dy të ndjerëve dhe daja i tyre, janë në gjendje të rëndë. Kjo konfirmohet edhe nga mjekët kujdestarë të Intensives në QKUK, të cilët deklaruan për Indeksonline se “gjendja e pacientëve është momentalisht stabile, mirëpo e rëndë, pasi që mund të ndryshojë nga momenti në moment”.

Ndryshe, mjekët e emergjencës është dashur të intervenojnë disa herë gjatë ceremonisë së varrimit, për të qetësuar familjarët e viktimave, që kishin përjetuar një shok të papërshkrueshëm.

I pranishëm për të shprehur ngushëllime, në ceremoninë mortore ishte edhe komandanti i Policisë për rajonin e Podujevës, Isak Ejupi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...