Biletat për Shqipëri-Zvicër, nga 500 deri në 8 000 lekë

22 Gusht 2013 - 20:44      

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Brazil 2014″, Shqipëri-Zvicër, e cila do të luhet më 7 tetor në stadiumin “Qemal Stafa”. Siç bëhet me dije, Federata ka ruajtur të njëjtin trend çmimesh si në rastin e fundit me Norvegjinë, teksa një biletë nga më të shtrenjtat kushton 8 mijë lekë (të rinj) dhe më e lira 500 lekë.

Tiranë, 22 gusht - Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Brazil 2014″, Shqipëri-Zvicër, e cila do të luhet më  7 tetor në stadiumin “Qemal Stafa”. Siç bëhet me dije, Federata ka ruajtur të njëjtin trend çmimesh si në rastin e fundit me Norvegjinë, teksa një biletë nga më të shtrenjtat kushton 8 mijë lekë (të rinj) dhe më e lira 500 lekë. Por përtej çmimeve, ajo që mund të përbëjë problem për këtë ndeshje parashikohet të jetë kaosi në shitjen e tyre, ashtu sikundër ndodhi në ndeshjen e 7 qershorit me Norvegjinë, ku shumë bileta u shitën në treg të zi me çmime shumëfish më të larta, shkruan Panorama Sport. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...