Në Gjirokastër e Kakavijë kapen 101 klandestinë

21 Gusht 2013 - 10:51      

Operacione në Gjirokastër e Kakavijë, kapen 101 klandestinëGJIROKASTËR- Kanë vijuar edhe sot operacionet e policisë kufitare të Kakavijës për kapjen e klandestinëve, të cilët e përdorin Shqipërinë si vend transit për të kaluar në shtet e Europës.

Operacione në Gjirokastër e Kakavijë, kapen 101 klandestinëGJIROKASTËR- Kanë vijuar edhe sot operacionet e policisë kufitare të Kakavijës për kapjen e klandestinëve, të cilët e përdorin Shqipërinë si vend transit për të kaluar në shtet e Europës.

Mësohet se në 4 operacione të ndryshme janë kapur 69 klandestinë nga policia e Kakavijës. Klandestinët e ndaluar janë nga Maroku dhe Siria.

Operacioni i parë është zhvilluar përballë fshatit Zervat, ku u kapën 18 klandestinë, operacioni i dytë u zhvillua në fshatin Dritë, u kapën 22 klandestinë, operacioni i tretë u zhvillua poshtë Kakavijës dhe u kapën 14 klandestinë, ndërsa operacioni i katërt u zhvillua në Jorgucat dhe u kapën 15 klandestinë.

Sipas policisë, evidentimi i klandestinëve është bërë përmes pajisjeve logjistike të dhuruara nga ambasada e SHBA, transmeton BW.

Ndërkohë që në një operacion tjetër në Gjirokastër janë kapur 32 klandestinë, të cilët vinin nga Pakistani dhe Afganistani. Operacioni drejtohej nga shefi i seksionit antitrafik, Vojo Peci.

Sipas policisë, klandestinët lëviznin në këmbë në shtratin e lumit Drino.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...