Filmi “Kolona” i Hysajt, bindshëm më i miri në Alpinale

11 Gusht 2013 - 18:37      

Në festivalin e 28-të të filmit të shkurtër “Alpinale Kurzfilmfestival”, që u përmbyll të shtunën në Nenzing të Austrisë, çmimin e jurisë “Goldener Einhorn” në mesin e 824 filmave pjesëmarrës e ka fituar filmi nga Kosova me titullin “Kolona”, i regjisorit Ujkan Hysaj.

Nenzing, 11 gusht - Në festivalin e 28-të të filmit të shkurtër “Alpinale Kurzfilmfestival”, që u përmbyll të shtunën në Nenzing të Austrisë, çmimin e jurisë “Goldener Einhorn” në mesin e 824 filmave pjesëmarrës e ka fituar filmi nga Kosova me titullin “Kolona”, i regjisorit Ujkan Hysaj.  

Motoja e festivalit të sivjetmë ka qenë “shkurt dhe mirë”, duke iu referuar kategorisë së filmit të shkurtër, të cilit i kushtohet festivali. Në mbrëmjen finale u ndanë tetë çmimet që i jep publiku dhe juria.

Në krye të jurisë prej pesë anëtarëve ishte regjisorja e teatrit Brigita Soraperra, ndërsa anëtarë ishin Stefan Pohl, aktor dhe regjisor, Thomas Taborsky, kritik filmi dhe regjisorët Felix Kalaivanan e Joan Sanchez Arroyo.

Të gjithë anëtarët janë shprehur të entuziazmuar nga vlerat e filmit të shkurtër “Kolonat”, transmeton Albinfo shkrimin e orf.at.

“Filmi, me një epërsi bindëse ndaj të gjithë të tjerëve, ka arritur që, duke filluar nga sekonda e parë, të krijojë një tension konstant”, thuhet në vlerësimin e jurisë. Në këtë film tematizohet lufta e Kosovës gjegjësisht mprehtësia e vendimeve që duhet t`i merrnin individët në raport me konfliktin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...