Hamami i Prishtinës po restaurohet, shumë shkelje (video)

7 Gusht 2013 - 13:29      

Pas 6 vitesh punë, me ndërprerje të shpeshta, ruajtja dhe restaurimi në Hamamin e Prishtinës, më në fund, ka arritur në fazën e suvatimit final.
I shoqëruar me pezullime të punës dhe debate, në lidhje me cilësinë e punimeve, as edhe në këtë fazë të punës, nga jashtë nuk vërehen elementë të kulturës otomane, së cilës i takon ky monument historik i shekullit të 15-të.

Prishtinë, 7 gusht - Pas 6 vitesh punë,  me ndërprerje të shpeshta, ruajtja dhe restaurimi në Hamamin e Prishtinës, më në fund, ka arritur në fazën e suvatimit final.

I shoqëruar me pezullime të punës dhe debate, në lidhje me cilësinë e punimeve, as edhe në këtë fazë të punës, nga jashtë nuk vërehen elementë të kulturës otomane, së cilës i takon ky monument historik i shekullit të 15-të.

Në kohën kur ekipi i Top Channel vizitoi Hamamin, përveç punëtorëve që suvatonin, nuk takoi asnjë zyrtar, mbikqyrës apo ekspert të kësaj fushe.

Drejtoresha e Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës, institucion i themeluar nga Kuvendi i Kosovës, Gjejlane Hoxha, duke e konsideruar si shqetësuese gjendjen momentale të Hamamit të Prishtinës, akuzon Departamentin për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, se në gjithë këtë projekt ka shkelje të mëdha ligjore, kryesisht në aspektin arkitektonik.

Por, drejtoresha për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u shpreh e kënaqur me punën e deri tanishme, e cila - sipas saj - po inspektohet dhe menaxhohet nga një komision profesional.

Ndërprerja e punimeve, për herë të fundit, ndodhi më 7 shkurt 2013, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shkak të analizave të llaçit të vjetër, që ka qenë aty, dhe llaçit të ri, i cili u vendos në muret e objektit, dhe me përmirësimin e kërkesave të komisionit, sipas zonjës Aliu, rifilluan punimet, për të cilat ende nuk dihet koha e përfundimit. 


comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...