Shpallet Qeveria “Rama”

31 Korrik 2013 - 13:00      

(E plotësuar) Kryesocialisti Edi Rama, njëherësh kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e tij qeveritar. Në fillim të konferencës për shtyp, Rama ka vlerësuar numrin e madh të grave që janë përfshirë në qeverisje dhe faktin se 90 % e kabinetit ulet për herë të parë në një post ministror.

Tiranë, 31 korrik – (E plotësuar) Kryesocialisti Edi Rama, njëherësh kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e tij qeveritar. Në fillim të konferencës për shtyp, Rama ka vlerësuar numrin e madh të grave që janë përfshirë në qeverisje dhe faktin se 90 % e kabinetit ulet për herë të parë në një post ministror.

“Qeveria e re do të ketë vetëm një pjesë pa mandat deputeti, ndërsa pjesën tjetër me mandatin e 23 qershorin në Kuvend. Ajo është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI që dua ta falenderoj për frymën konstruktive për formimin e kabinetit të ri qeveritar”, tha Rama.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë pesë ministri, ndërkohë që një post ministri i përket shoqërisë civile dhe pjesa tjetër janë pjesë e PS-së, shumica deputetë të rinj në moshë dhe në poste ministrore.

Aleatët e tjerë nuk janë përfshirë në kabinetin qeveritar dhe sipas Ramës kjo është bërë për faktin se “barra e mandatit të 23 qershorit i është dhënë PS dhe LSI. “Nuk është shpërfillje ndaj aleatëve por dhe përgjegjësi e imja si kryetar i kësaj mazhorance”, u shpreh Rama.
I pyetur për pozicionin e Spartak Ngjelës, Rama u shpreh se fatkeqësisht nuk është rënë dakort për pozicionin.

“Kemi pasur marrëveshje, dhe ne ia kemi propozuar dhe ai e ka refuzuar me lartësinë që e karakterizon”, tha Rama pa rrëfyer më shumë detaje rreth propozimit që i është bërë Ngjelës.

Në total janë gjashtë femra që marrin poste ministrore në kabinetin e Ramës, njëra prej të cilave, Mirela Kumbaro, vjen nga shoqëria civile.

Qeveria e re
Kryeministri Edi Rama
Zv/kryeministri Niko Peleshi

Ministritë:
1. Ministria e Financave- Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme- Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes- Mimi Kodheli

4. Ministria e Jashtme- Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian- Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë- Nasip Naço

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes- Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë- Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit- Eglantina Gjermeni

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës –Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave- Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë- Ilir Beqja

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit- Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirëqenies  Sociale dhe Rinisë- Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës- Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit- Lefter Koka

Ministrat e Shtetit:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike- Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore- Bled Çuçi
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin- Ilirjan Celibashi

Konfirmohen 6 ministrat e parë të Qeverisë “Rama”
Tiranë, 31 korrik  - 09:53 - Kabineti i ri qeveritar është drejt formatimit, ndërkohë që ende nuk ka një listë përfundimtare të emrave të ministrave të mazhorancës së majtë. Ndonëse kreu i PS-së,  njëherësh kryeministri i zgjedhur, Edi Rama ka bërë me dije se lista e anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar do bëhet prezente në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, ende nuk ka një version zyrtar për emrat e ministrave si dhe peshën që do të kenë partitë aleate në këtë qeverisje koalicioni.

Por emrat që qarkullojnë në ambientet e selisë rozë herë më zë të ulët e herë me zë më të fortë janë të ndryshëm. Kështu, burimet brenda selisë rozë, por dhe selia e LSI bëjnë me dije se janë fiksuar së paku gjashtë ose shtatë ministri, transmeton portali Shqiptarja. Kështu, është thuajse e sigurt që në krye të Ministrisë së Finanave do jetë ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkelqim Cani, të Brendshmes do jetë Saimir Tahiri, në krye të Ministrisë së Ekonomisë Mimi Kodheli, të Shëndetësisë Klodiana Spahiu, në krye të Ministrisë së Transporteve do të jetë përfaqësuesi i LSI Lefter Koka dhe në krye të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani.

Ndërkohë që në krye të ministrisë së Mbrojtjes ende nuk është fiksuar përfundimisht, por më shumë gjasa ka Luan Rama i LSI, ndonëse shpresë ka dhe Taulant Balla i PS. Ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë përplasen emrat e Muharrem Kushes së LSI, Damian Gjiknurit të PS dhe Spartak Ngjelës së PLD. Kurse për Ministrinë e Turizmit dhe zhvillimit Urban janë në garë Artan Lame dhe Ilir Beqja të PS, në Ministrinë e Arsimit Ledi Shamku dhe Mimoza Hafizi të PS, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj dhe një parfaqësues i PBDNJ, në Ministrinë e Integrimit Paskal Milo i PDS dhe një përfaqësues i PS, ndoshta Ditmir Bushati.

Ende nuk është fiksuar Ministria e Jashtme, por e sigurt është se do ta drejtojë një përfaqësues i PS, ndërkohë që Ministria e Kulturës mund të drejtohet nga Blendi Klosi i PS-së. Ndërsa ministër për Inovacionin e Administratën Publike do jetë Milena Harito e PS, ministër për Çështjet Vendore do jetë Lindita Nikolla e PS, kurse ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin pritet të vendoset mes Ermonela Felaj të PS e LSI. Dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave pritet të ndahet mes PBDNJ dhe PS, në varësi të ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë.

Ndërsa ministria e Mjedisit me sa duket është “pronontuar” nga Kristiandemokratët e Mark Frrokut. Njëherësh duke parë dhe specifikën e problemeve që mund të lindin me aleatët traditcionalë, pritet Edi Rama të sakrifikojë postin e zv.kryeministrit të rënë dakord për PS, në favor të kreut të PSD Skënder Gjinushi. Por gjithçka mbetet në kuadrin e zërave brenda dy selive kryesore të PS dhe të LSI, ku këto janë dhe emrat që qarkullojnë më shumë si ministrat e kabinetit qeveritar të mazhorancës së majtë të kryesuar nga Edi Rama. Ndërkohë që është fiksuar vendosja e Ilir Metës në krye të Kuvendit, duke pasur në këtë post demokraten Jozefina Topalli, që e mbajti për tetë vite me radhë këtë detyrë. Gjithsesi pritet që së shpejti të bëhen publike emrat e ministrave dhe shpërndarjes sipas partive.

 

EMRAT QË FLITEN PËR MINISTRA TË QEVERISË “RAMA”

 KRYEMINISTRI EDI RAMA, PS

ZV/KRYEMINISTRI SKËNDER GJINUSHI PSD/PS

1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani PS
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Luan Rama/Taulant Balla LSI/PS

4. Ministria e Jashtme PS
5. Ministria e Integrimit Europian Paskal Milo PDS/PS
6. Ministria e Drejtësisë Muharrem Kushe/Damjan Gjiknuri/Spartak Ngjela

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Mimi Kodheli PS
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani LSI
9. Ministria e Zhvillimit Urban e Turizmit Artan Lame/Ilir Beqja

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Lefter Koka LSI
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave PBDNJ/PS
12. Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu PS

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Ledi Shamku/Mimoza Hafizi PS
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj/PBDNJ
15. Ministria e Kulturës Blendi Klosi PS
16. Ministria e Mjedisit P.Kristiandemokrate

MINISTRAT E SHTETIT:

17. Ministër për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito PS
18. Ministër për Çështjet Vendore Lindita Nikolla PS
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj/LSI
20. Agjencia e menaxhimit të bregdetit Auron Tare PS

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...