Faton Topalli, kandidat i VV-së për kreun e Ferizajt

29 Korrik 2013 - 17:11      

Të hënën, me 29 korrik, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj mbajti konferencë për media me ç’rast shpalli kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Ferizajt, i cili është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë.Bardhyl Abazi, nga Komisioni Zgjedhor ad hoc të Qendrës tha se gjatë procesit të zgjedhjeve dhe

Ferizaj, 29 korrik - Të hënën, me 29 korrik, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj mbajti konferencë për media me ç’rast shpalli kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Ferizajt, i cili është zgjedhur sipas parimit një anëtar një votë.Bardhyl Abazi, nga Komisioni Zgjedhor ad hoc të Qendrës tha se gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi. “Ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lira dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme të statutit dhe rregullores për zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje!. Nisur nga ky konstatim, sot shpallim fitues të këtyre zgjedhjeve për kandidatin për kryetar komune në Ferizaj, Faton Topalli, i çili ka fituar 98.00 % të votave”, theksoi Abazi.

Kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e VV-së, Faton Topalli, falënderoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, për besimin që ia dhanë. Duke folur për Ferizajn, Topalli theksoi se mungesa e demokracisë dhe vullnetit për ta ndërtuar shtetin, ka bërë qe komuna e Ferizajt të jetë njëra prej komunave më të varfra në Kosovë. “Sot në rajonin e Ferizajt jetojnë rreth 14.700 qytetarë me ndihma sociale me 49, respektivisht 34 cent në ditë. 91% e grave dhe 90 % e të rinjve janë të pa punë. Ai foli për alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! për Ferizajn, që përmblidhet në tri shtylla kryesore: Zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve; reformimi i administratës; dhe ngritja e nivelit të solidaritetit me shtresat më të goditura të shoqërisë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se  “Faton Topalli është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare i cili nuk është lodhur asnjëherë, qoftë në legalitet apo ilegalitet, qoftë në organizimin e shqiptarëve në Kosovës apo në organizimin e mërgatës shqiptarë në Zvicër. Aktivitetin e tij e ka nisur qysh herët në rini. Në vitin ’81, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë ishte i organizuara në demonstratat e famshme të asaj kohe. Ky përveç veprimtar, është edhe studiues. Në Zvicër Faton Topalli ka vijuar studimet në fushën e shkencave sociale. Është magjistër i shkencave sociale dhe që prej vitit 2007 është edhe ligjërues i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zürich”, tha Kurti, përderisa po fliste për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Ferizajt, duke shtuar se Fatoni nuk e trajton Ferizajn si vend transit Prishtinë-Shkup, por si komunë ndër më të mëdhatë në Kosovë që ka pasuri e potencial për zhvillim, që ka shumë njerëz të ndershëm e punëtorë, patriotë e të devotshëm.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...