MTI-ja akuzohet për monopol në kontrollin e naftës

29 Korrik 2013 - 09:41      

Saybolt Pan Adriatika për më shumë se një vit është e vetmja Trupë Inspektuese e autorizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për vlerësim të konformitetit për naftën. Që nga mesi i vitit 2012, kjo ministri nuk ka bërë asnjë ftesë publike për t’u mundësuar edhe trupave të tjerë të autorizohen.

Prishtinë, 29 korrik - Saybolt Pan Adriatika për më shumë se një vit është e vetmja Trupë Inspektuese e autorizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për vlerësim të konformitetit për naftën. Që nga mesi i vitit 2012, kjo ministri nuk ka bërë asnjë ftesë publike për t’u mundësuar edhe trupave të tjerë të autorizohen.

Ministria e udhëhequr nga Mimoza Kusari- Lila thotë se fakti që vetëm Saybolti është i autorizuar si trupë inspektuese për vlerësim të konformitetit nuk përbën pozitë monopoliste. Por, të kundërtën thotë pronarja e KPU Inspekt, Lirije Karaxha Pula. Ajo e akuzon ministren Kusari Lila për shkelje ligjore dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, duke mos autorizuar edhe trupa të tjerë të konformitetit, shkruan gjerësisht sot Koha Ditore.

Sipas saj, MTI-ja i ka mundësuar Saybolt Pan Adriatika që të ketë monopolin në vlerësimin e konformitetit në sektorin e karburanteve.

Ajo thotë se ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë tash e një vit është duke ndërmarrë “veprime skajshmërisht të kundërligjshme, në formën më të qartë të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe me konflikt të interesit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...