Në 44 vjet nga zbritja e njeriut në Hënë (Video)

21 Korrik 2013 - 18:25      

“Ky është një hap i vogël për njeriun, por i madh për njerëzimin”, është fjalia e njohur të cilën në ditën e sotme, më 21 korrik 1969, e tha astronauti amerikan Niel Armstrong, njeriu i parë që hapëroi nëpër Hënë dhe kësisoj hyri në histori. Amstrong dhe kolegu i tij, Edvin Baz Oldrin njëri pas tjetrit zbritën nga moduli i tyre hapësinor dhe shkelën sipërfaqen e Hënës. Gjatë

“Ky është një hap i vogël për njeriun, por i madh për njerëzimin”, është fjalia e njohur të cilën në ditën e sotme, më 21 korrik 1969, e tha astronauti amerikan Niel Armstrong, njeriu i parë që hapëroi nëpër Hënë dhe kësisoj hyri në histori. Amstrong dhe kolegu i tij, Edvin Baz Oldrin njëri pas tjetrit zbritën nga moduli i tyre hapësinor dhe shkelën sipërfaqen e Hënës. Gjatë qëndrimit të tyre dy orë e gjysmë, dy astronautët amerikanë vendosën flamurin amerikan atje dhe grumbulluan 21.5 kg materiale të ndryshme për t’i sjellë për hulumtime në Tokë. 

Derisa ata dy ecnin nëpër Hënë, anëtari i tretë i ekuipazhit, Michael Collins i priste në fluturaken kozmike në orbitën rreth Hënës.

Si mision i parë me detyrë lëshimin e njerëzve në Hënë, Apollo 11 u lansua më 16 korrik nga qendra e Qendrës së hapësirës Kennedy në Florida.

Ky mision ishte i pesti në kuadër të programit Apollo me ekuipazh njerëzish dhe i treti me ekuipazh njerëzish që fluturonin drejt Hënës. 

E tërë kjo ngjarje atëbotë qe transmetuar drejtpërdrejt nga shumë televizione anembanë botës.

Armstrong vdiq vitin e kaluar, në moshën 82-vjeçare.






comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...