Iris Shala nga Prishtina, do burrë mashkull, jo një manekin

21 Korrik 2013 - 17:55      

Iris Shala, playmate e muajit korrik, flet mbi burrat, modelet, seksin dhe tatuazhet, fëmijërinë e saj që nisi bashkë me luftën... Iris është përzgjedhur si femra e “Playboy” për muajin korrik dhe Panorama Plus sjell një intervistë të saj dhënë revistës së njohur për meshkuj. Shoh disa tatu në trupin tënd, je ti një “bad girl”?
Në lidhje me meshkujt,

Tiranë, 21 korrik - Iris Shala, playmate e muajit korrik, flet mbi burrat, modelet, seksin dhe tatuazhet, fëmijërinë e saj që nisi bashkë me luftën... Iris është përzgjedhur si femra e “Playboy” për muajin korrik dhe Panorama Plus sjell një intervistë të saj dhënë revistës së njohur për meshkuj. Shoh disa tatu në trupin tënd, je ti një “bad girl”?

Në lidhje me meshkujt, jo. Nuk jam tip i “one-night–stand” dhe i historive të mirëfillta të seksit. Realisht, në një lidhje jam pothuajse fanatike (jo moderne, me të vjetrën)…  Thjesht më pëlqejnë tatuazhet.

Kaq e urtë je ti? Në ANTM jepje një tjetër imazh, dukeshe ndryshe.

Edhe nevrikosem ndonjëherë, e humb toruan. Mirëpo nuk është asnjëherë me të keq. Në ANTM ndihesha thjesht si në një burg femrash. Dy muaj pa telefonata, pa pasur mundësinë për të dalë jashtë, pa kontakt me meshkujt. Aty patjetër që çdonjërit i kapërcejnë nervat dhe humb toruan, ose ndryshe mbushet kupa dhe shpërthen.

Ti ke lindur në Prishtinë dhe, madje, ke përjetuar edhe luftën pjesërisht. Sa ka ndikuar në formimin tënd ky fakt?

Nëse je e detyruar të shikosh se si vriten njerëzit, e kupton se sa shpejt mund t’i vijë fundi jetës, e kupton se sa shpejt ikën jeta. Për këtë arsye unë nuk ankohem dhe nuk kam pengmbetje apo keqardhje për asgjë. Unë e pranoj fatin tim. Ose je një shqiponjë, ose një patë. Shqiponjat kërkojnë zgjidhjen, kurse patat vetëm ankohen. Pas përjetimeve të tilla, mund t’ia dish vlerën më së miri asaj që ke.

Në “Facebook” ke rekomanduar librin “Hijet e Greit”, ju ngjallin kureshtje praktikat e seksit në të?

Jo, aspak. Më shumë psikologjia që fshihet pas tyre. Lexoj kryesisht librat biografikë dhe Paulo Coelhon.

Ti flet shumë gjuhë. Në cilën gjuhë të pëlqen më shumë të dëgjosh komplimente?

Në anglisht. Jam shumë e amerikanizuar.

Mund të vijnë dhe nga një djalë normal, apo duhet të jetë një model?

Pjesa më e madhe e meshkujve modelë janë madje më mendjelehtë se femrat. Unë dua një burrë, jo një manekin.

Kemi dëgjuar se je marrë për një kohë të gjatë me balet…

Tani vjen: “a mund të bësh sparkatën?” (qesh)

Mund ta bësh sparkatën?

Po, mund ta bëj.

Masa:  90-60-90

Ditëlindja: 10 shtator 1990

Vendbanimin: Graz, Austri

Gjatësia: 167 cm

Pesha: 54 kg

Çfarë më pëlqen:  Orkidetë dhe të luaj me letra

Çfarë nuk më pëlqen: Dardhat

Koha e lirë: E kaloj duke mësuar gjuhë të huaja.

Ëndrra ime më e madhe: Të jetoj në New York

Planet për të ardhmen: Të jem trajnuese personale e aktorëve (të stërvit aktorët e famshëm).

Ku mund të më takosh mua: Në jetën e natës, në Vjenë. Pjesën më të madhe  në “Floridita” ose në “Volksgarten”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...