Azilantët kosovarë nuk arrijnë në vend, ndalohen në Hungari

12 Korrik 2013 - 21:05      

Ka dështuar pritja e ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, të cilën kishte vendosur t’ua bënte emigrantëve kosovarë të kthyer nga Austria mbrëmë. Madje, asaj i ka dështuar edhe konferenca me mediume e paraparë të mbahej sot bashkë me ambasadorin austriak, Johann Brieger, raporton KTV.

Prishtinë, 12 korrik - Ka dështuar pritja e ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, të cilën kishte vendosur t’ua bënte emigrantëve kosovarë të kthyer nga Austria mbrëmë. Madje, asaj i ka dështuar edhe konferenca me mediume e paraparë të mbahej sot bashkë me ambasadorin austriak, Johann Brieger, raporton KTV.

Dy herë radhazi, brenda një kohe shumë të shkurtër, ishin të ndryshme njoftimet e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, të dërguara nëpërmjet postës elektronike nga zyrtarë të saj rreth arritjes së emigrantëve kosovarë nga Austria, të cilët ia kishin mësyrë ilegalisht Evropës, por u kishte dështuar plani. 

Në këto njoftime thuhej se emigrantët sapo të arrijnë në Kosovë do t’i prisnin ministrja Çitaku dhe ambasadori Brieger. Por, autobusi me emigrantë, që është dashur të arrijë të premten nuk ka arritur as të shtunën, pasi autobusi me ta është ndaluar në kufirin me Hungarinë, siç thuhet, për shkaqe teknike. Kështu është bërë e ditur nga Ambasada e Austrisë në Kosovë.

Ndërkaq, sipas këshilltarit të shtypit në Ministrinë e Integrime Evropiane, Shkumbin Noka, këtë javë nuk pritet kthimi i emigrantëve. Nga ana tjetër, pritet kthimi i emigrantëve kosovarë edhe nga Hungaria, në kampet e të cilit shtet janë mbi 4 mijë qytetarë të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...