Sondazhi: VV, PDK dhe LDK në Prizren pritet të kenë fuqinë e njëjtë

7 Korrik 2013 - 09:18      

Sivjet në zgjedhjet lokale në Prizren, pritet të ketë rezultat të ngushtë në mes të Vetëvendosjes!, PDK-së dhe LDK-së.

Prizren, 7 korrik - Sivjet në zgjedhjet lokale në Prizren, pritet të ketë rezultat të ngushtë në mes të Vetëvendosjes!, PDK-së dhe LDK-së. Në një sondazh elektronik në Portalin Gazeta e Prizrenit, realizuar prej 21.06.2013 deri më 6.07.2013, në pyetjen se kush i fiton zgjedhjet sivjet në Prizren,  23 %(328) e respodentëve janë përgjigjur se sivjet do të fitoj VV, 23 %(324) se do të fitoj PDK dhe po aq, 23 %(319) se do të fitoj LDK-ja. 11 %(155) kanë votuar për PK-në, 10%(141) për BD-në, kurse 3 %(45) për AAK-në, 2 %(29) për LDD-në, dhe nga 1 % kanë marr KDTP, KTAP, VAKAT, NDS, PD dhe AKR-ja.

Në këtë sondazh kanë marr pjesë 1,413 respodent, të cilët përmes votimit në njërin nga opsionet kanë dhënë opinionin e tyre për gjasat aktuale që kanë partitë në Prizren për të fituar në zgjedhjet e sivjetme lokale. Sondazhi mund të vlejë vetëm për të parashikuar pozicionin, përkatësisht mbështetjen politike aktuale që kanë partitë si subjekte politike në tërësi, pasi që në kohën kur është bërë sondazhi nuk kanë qenë të zyrtarizuar kandidaturat për kryetar komune. Përkthyer në ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit, që ka gjithsej 41 ulëse, PDK, LDK dhe Vetëvendosje!, do ta kishin fuqinë e njëjtë politike, me nga 8 ulëse, ndërsa me hyrjen e subjekteve të reja në garë, PK-së dhe BD-së, KTAP e turqve, ku për KK edhe Vetëvendosja sivjet garon për herë të parë, pritet që të vështirësohet sigurimi i një kuorumi të qëndrueshëm i mazhorancës, çka imponon një koalicion të gjerë, rrjedhimisht një pa qëndrueshmëri të shumicës në Kuvend. Në bazë të kësaj renditje, PK-ja dhe BD-ja pritet të kenë nga 4 kuvendar, AAK 2, LDD 2, kurse të tjerat nga një ulëse.

Për të theksuar në këtë sondazh është afria që është vërejt në mes të PDK-së, LDK-së edhe Vetëvendosjes!. Në bazë të respodentëve që kanë marr pjesë në këtë sondazh Lëvizja Vetëvendosje! qëndron mirë në Prizren. Vetëvendosje! në shumicën e kohës ka qenë e radhitur e para në sondazh, përderisa edhe PDK-ja kohë pas kohe ka kryesuar, por disa herë ka kryesuar edhe LDK-ja.

Interesant është fakti që Partia Konservatore, një parti e krijuar rishtas në Prizren, nga ish-kryetari i Degës së PD-së, Munir Basha, në bazë të respedentëve që kanë marr pjesë në këtë sondazh, qëndron shumë më mirë sesa Partia e Drejtësisë, një parti që është edhe pjesë e Qeverisë Qendrore dhe ka deputet në Kuvendin e Kosovës. Në këtë sondazh 11 për qind e votuesve kanë prognozuar se do të fitoj PK në Prizren ndërsa vetëm 1 për qind kanë votuar për PD-në.

Gjithashtu sondazhi tregon se gëzon mbështetje të konsiderueshme edhe Bashkimi Demokratik i ish-deputetit Zafir Berisha, që është radhitur para AAK-së dhe LDD-së, parti këto pjesëmarrëse me asamblistë në Kuvendin Komunal, ndërsa AAK-ja është edhe parti parlamentare.

Për të qenë korrekt me të gjithë lexuesit, në sondazhet elektronike në gjithë botën që bëhen edhe nga kompanitë më të mëdha mediale, është vështir të caktohet marzhi i gabimit, ngase nuk mund të zbatohen metoda shkencore përkatëse si në sondazhet klasike. Megjithatë, në konsultim me ekspert të fushës përkatëse dhe me njohës të mirë të zhvillimeve politike veçanërisht në Prizren, marzhi i gabimit në këtë sondazh është vlerësuar 5 për qind. Kriter teknik në këtë sondazh elektronik ka qenë që një kompjuter dhe një IP të mund të voton vetëm një herë, për t’i ikur manipulimit. Ky është kriteri më i përdorshëm në sondazhet elektronike.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...